Sërish Wuhani, bakteriet e zbuluara në breshka që shkaktojnë kolerën nxisin reagime të shumta - NACIONALE

Sërish Wuhani, bakteriet e zbuluara në breshka që shkaktojnë kolerën nxisin reagime të shumta

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një zbulim i fundit i një bakteri në breshka që shkakton kolerën, në qytetin kinez Wuhan ka goditur një nerv të ndjeshëm tek kinezët, me disa që e krahasojnë më Covid-19.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se, bakteriet e gjetura në breshka me guaskë të butë që shiten në tregun ushqimor, kanë rezultuar pozitive me patogjenin që mund të shkaktojë kolerën. Ndërsa është njoftuar se i gjithë tregu është dezinfektuar.

Edhe pse në mesin e njerëzve që kishin pasur kontakt me breshkat e buta, nuk ishte gjetur asnjë rast i kolerës njerëzore, autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e dyqanit që i shiste ato.

Ndërkohë, autoriteti i kontrollit të sëmundjes në rrethin Hongshan të Wuhan, ka njoftuar se zyrtarët janë duke gjurmuar edhe produkte të paspecifikuara që janë dërguar diku tjetër.

E megjithë mungesën e shenjave të forta të një shpërthimi kolere, përdoruesit e rrjeteve sociale në vend janë të shqetësuar për një shpërthim tjetër të mundshëm sëmundjeje, duke e bërë këtë çështje një ndër temat kryesore.

Kujtojmë se, infeksionet e para të Covid-19 në fund të vitit 2019 fillimisht u lidhën me një treg lokal në Wuhan që gjithashtu shiste ushqime deti dhe produkte peshku. Ndërsa, origjina e virusit SARS-CoV-2 që shkakton Covid-19 vazhdon të mbetet një mister dhe një burim kryesor tensioni midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Raportimet e kolerës, një sëmundje akute e diarresë ujore potencialisht fatale nëse lihet pa trajtim të menjëhershëm dhe zakonisht lidhet me ushqimin ose ujin e kontaminuar, janë të rralla në Kinën kontinentale, me pesë raste të regjistruara në vitin në 2021 dhe 11 në 2020, por pa vdekje.

"Zbulimi i Vibrio cholerae O139 ... na kujton përsëri se tregjet e lagështa, megjithëse janë të rëndësishme kulturalisht dhe ekonomikisht në Azi, kanë të lidhura me to rreziqe të ndryshme të shëndetit publik," është shprehur Andrew Greenhill, një profesor i mikrobiologjisë në Federation University Australia.

Wuhan, një vend me një popullsi prej më shumë se 12 milionë banorësh, tha të hënën se rasti i kolerës i zbuluar te një student të universitetit lokal nuk ka shkaktuar infeksione të mëtejshme dhe nuk kishte lidhje me bakteriet e gjetura në breshka.

Lajme të ngjashme