Verona Murphy, e para grua që zgjidhet kryetare e Kuvendit të Irlandës
Verona Murphy është bërë gruaja e parë që zgjidhet kryetare e Kuvendit të Irlandës si pjesë e përpjekjeve për të formuar një koalicion qeveritar.
Murphy, deputete e pavarur për Wexford-in, mposhti dy kandidatë të partisë Fianna Fail dhe një tjetër të partisë Sinn Fein për ta fituar postin ku paga është mbi 21.000 euro në muaj, raporton gazeta “The Guardian”.
Zgjedhja e saj në krye të Kuvendit ishte veprimi i parë i përbërjes së re të Kuvendit, e cila u mblodh për herë të parë të mërkurën.
Kryeministri irlandez, Simon Harris, formalisht e dorëzoi më herët dorëheqjen te presidenti Michael Higgins, si pjesë e procedurave për mbledhjen e përbërjes së re të Kuvendit.
Harrisi dhe kabineti i tij do t’i mbajnë pozitat, pasi asnjëra parti nuk e ka shumicën dhe bisedimet për formimin e një koalicioni të ri janë duke vazhduar.
Edhe pse partia Sinn Fein e nominoi të mërkurën kryetaren e vet, Mary Lou McDonald, për kryetare të Kuvendit, por jo u mposht, duke marrë vetëm 44 vota.
Murphy, 53 vjeçe, u zgjodh kryetar, pasi udhëheqësit e partive Fine Gael dhe Fianna Fail u rekomanduan deputetëve të tyre që ta votonin atë si pjesë e bisedimeve për formimin e koalicionit.
Zonja Murphy tha se është “e përulur, e nderuar dhe e privilegjuar” që të shërbejë në postin e ri dhe e përkushtuar për të qenë e paanshme.