Vdekje nga lart, rrufeja vret 20 persona brenda ditës në Indi - NACIONALE

Vdekje nga lart, rrufeja vret 20 persona brenda ditës në Indi

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

India është duke u përballur me stuhi të tmerrshme të shkaktuara nga sezoni u musoneve, me autoritetet që po kërkojnë nga njerëzit të qëndrojnë të mbyllur derisa të kthjellohet moti.

E për shkak të numrit të madh të njerëzve që punojnë jashtë dhe klimës së tij, vendi është shumë i ndjeshëm ndaj goditjeve fatale.

The Sun raporton se, vetëm ditën e martë, rrufeja ka lënë të vdekur 20 njerëz në shtetin Bihar.

Sipas Times of India, nga ministria e Bihar, Nitish Kumar u ka bërë thirrje njerëzve të ndjekin këshillat e ekipit të menaxhimit të fatkeqësive të shtetit. Ai po ashtu ka kërkuar instalimin e rrufepritësve në të gjitha ndërtesat qeveritare - përfshirë spitalet dhe shkollat.

U bë e ditur se familjet e 20 viktimave të rrufesë, do të kompensohen me rreth 4,000 funte, ndërsa nga 20 personat e vdekur, shtatë janë goditur në Kamiur, katër në Bhojpur, katër në Patna dhe nga një në Aurangabad, Rohtas, Arëal, Siëan dhe Jehanabad.

Gjatë sezonit të musonit në Indi, çdo vit qindra njerëz humbin jetën nga goditjet e rrufesë. Me Bihter që është veçanërisht i rrezikuar nga stuhitë për shkak të pozicionit të tij në kufirin lindor të Indisë me Nepalin.

Sipas Institutit Indian të Meteorologjisë Tropikale, të dhënat satelitore tregojnë se sulmet në të gjithë vendin "janë rritur me shpejtësi" midis viteve 1995 dhe 2015. Sipas këtyre të dhënave vetëm nga prilli 2020 deri në mars 2021, India është goditur nga 18 milionë vetëtima - një rritje prej 34 për qind nga një vit më parë.

Ndërsa tragjedia e sotme nuk ishte e para, pasi edhe vitin e kaluar vdiqën 38 njerëz në dy shtete indiane brenda 24 orëve.

Lajme të ngjashme