"Shi peshku" nga qielli, musonet në Indi sjellin fenomenin e çuditshëm
Fotot e çuditshme të publikuara më poshtë tregojnë pasojat në Indi pas një musoni, ku shfaqen peshq që bien si shi në tokë.
Një kalimtar e përshkroi atë që e pa si "unike" pasi jeta detare filloi të binte nga lart. Ndërsa, imazhet tregojnë disa peshq që tunden në tokë me banorët vendas në shtetin e Telangana që shohin me çudi.
Zona ku ndodhi fenomeni ka përjetuar reshje të dendura shiu dhe përmbytje në javët e fundit, me autostradat kombëtare të mbytura në ujë, duke shkaktuar probleme edhe për shërbimet e urgjencës. Por, fundjavën e kaluar, shikuesit u tronditën nga pasojat e një shiu të fortë, pasi peshqit mbushën rrugët.

"Njerëzit e Sai Nagar në qytetin Jagtial u zgjuan me një surprizë të premten dhe të shtunën, pasi gjetën "shi" peshku nga qielli," shkroi në Twitter një nga dëshmitarët e fenomenit të rrallë.
Ai shtoi se: "Rënia e shiut të peshkut është një fenomen i rrallë i motit i quajtur "shiu i kafshëve", i cili ndodh kur kafshët e vogla të ujit si bretkosat, gaforret dhe peshqit e vegjël futen në grykë uji."

Kujtojmë se India është në kulmin e sezonit të musonit, ndërsa thuhet se në disa vende janë hapur diga për të lehtësuar presionin mbi qytetet mes frikës se reshjet mund të vijnë prapë.
Edhe në vitin 2020, përmbytjet shkaktuan skena shkatërruese në të gjithë provincën e famshme të prodhimit të çajit të Indisë, Assam dhe Nepalin fqinj - duke lënë më shumë se katër milionë të pastrehë.
Musonet - ose sezoni i shirave në rajon zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator dhe ndalon në fillim të tetorit.