Brenda Neptun, "anija kozmike e vetme në botë me zero emetime" - NACIONALE

Brenda Neptun, "anija kozmike e vetme në botë me zero emetime"

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Turizmi hapësinor po bën që të zhvillohet një garë e fortë mes vendeve, dhe tani një kompani amerikane ka zbuluar idenë e re për krijimin e një anijeje kozmike pa karbon me zero emetime.

CNN shkruan se Space Perspective me bazë në Florida ka në plan të çojë pasagjerët deri në 30,000 metra lart për aventura suborbitale në një kapsulë nën presion nga një version i madh i teknologjisë së lartë të një baloni me ajër të nxehtë.

Imazhet e reja të publikuara më 27 korrik tregojnë dizajnin më të fundit të kapsulës të patentuar për anijen kozmike të quajtur Neptun.

Më një gjerësi më të madhe se sa anijet paraprake, një dizajn sferik i kapsulës u jep udhëtarëve më shumë hapësirë, duke shtuar edhe sigurinë për rezistencë ndaj presion.

Në hapësirën e kësaj anijeje, do të ketë ulëse të shtrira, ndriçim dhe bar të pajisur mirë, ndërsa dritaret reflektuese, të ngjashme me helmetën e një astronauti janë vendosur për të ndihmuar në mbajtjen e temperaturave komode, ndërkohë që në pritje të patentës është edhe një sistem i ri kontrollit termik.

Space Perspective e ka krijuar këtë dizajn të ri në bashkëpunim me studion Of My Imagination (OMG) e cila ndodhet në Londër.

Kompania, pamjet panoramike 360 ​​gradë i përshkruan si "dritaret më të mëdha, të patentuara ndonjëherë për t'u çuar në skajin e hapësirës".

Kompania e krahason këtë kapsulë me madhësinë e një “dhome të madhe në një anije lundërimi,” ndërsa njofton se kur të zgjerohet plotësisht balona është rreth 18,000,000 metra kub, aq sa brenda saj mund të notojë edhe një stadium futbolli.

Bileta 125,000 dollarë

Deri në fund të vitit 2024, Space Perspective synon të nis transportimin e grupeve me deri në tetë pasagjerë në fluturime që do të zgjasin gjashtë orë.

Duke qenë se kjo anije nuk largohet nga graviteti i tokës, nuk do të kërkohet ndonjë trajnim i specializuar dhe udhëtarët do të jenë në gjendje të ecin brenda kapsulës. E procesin e hipjes në kapsulë, kompania e cilëson aq të thjeshtë se procesin e hipjes në një aeroplan.

Gjatë udhetimeve me anije, do të bëhet nje ngjitje dy-orëshe mbi 99% të atmosferës së tokës, më pas dy orë të tjera do të jenë për pasagjerët që të shijojnë pamjet nga kabina përpara se anija kozmike të kryej uljen në oqean – më pas udhëtimi deri në breg do të vazhdojë me anije.

Njoftohet po ashtu se në këtë kapsulë do ketë edhe Wi-Fi, gjë që do t’u mundësojë pasagjerëve të ndajnë përvojnë e tyre drejtpërdrejt. Gjithashtu në bord do të ketë kamera më anë të së cilave do të dokumentohet i gjithë procesi dhe me anë të tyre do të jetë i mundshëm edhe zmadhimi i pamjeve epike.

Megjithatë, çmimi për këtë udhëtim nuk do të jetë i lirë, me biletat që kushtojnë rreth 125,000 dollarë për person. Por, Space Perspective thotë se tashmë janë shitur rreth 900 prej tyre.

Me energji hidrogjeni

Bashkëthemeluesit e Space Perspective, Jane Poynter dhe Taber MacCallum, kohë më parë kishin projektuar sistemet e ajrit, ushqimit dhe ujit për bazën hapësinore Biosphere 2, në të cilën ata jetuan për dy vjet.

E pretendimet e kompanisë për emetime zero bazohen në faktin se në vend që të përdoren raketa me energji të lartë për të fluturuar në hapësirë, anija e tyre sfidon gravitetin përmes lëvizjes.

Meqenëse heliumi është në furnizim të kufizuar dhe i nevojshëm për aplikime kritike mjekësore, anija kozmike Neptun përdor hidrogjen.

“Gazi ngritës brenda balonës është më i lehtë se ajri dhe lejon Neptunin të notojë në majë të atmosferës së Tokës si një kub akulli mbi ujë”, thotë Space Perspective.

Anija kozmike është e gjitha e ripërdorshme, me përjashtim të materialit që përbën lëkurën e balonës – që do të riciklohet në fund të çdo fluturimi.

Lajme të ngjashme