Inteligjenca holandeze: Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023 - NACIONALE

Inteligjenca holandeze: Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencitë perëndimorë të inteligjencës parandaluan të paktën 10 sulme xhihadiste në Evropë vitin e kaluar dhe lufta e tanishme mes Izraelit dhe Hamasit e ka shtuar rrezikun për sulme të tjera, tha të martën agjencia holandeze e inteligjencës, AIVD.

Në mesin e planeve të zbuluara për sulme ishte një plan për të therur njerëz dhe përgatitet për një sulm ndaj ndërtesave dhe organizimeve të caktuara, thuhet në raportin vjetor të AIVD-së, pa u dhënë hollësi, raporton agjencia “Reuters”.

Në gusht të vitit të kaluar, Suedia e ngriti nivelin e paralajmërimit për rrezik për terrorizëm në shkallën e dytë më të lartë, pas djegies së kopjeve të Kuranit dhe veprimeve të tjera që e kishin në shënjestër librin e shenjtë të myslimanëve, duke e nxitur zemërimin e këtij komuniteti dhe kërcënime nga xhihadistët.

Në tetor, dy tifozë suedezë futbolli u qëlluan për vdekje në Bruksel, dyshohet nga një burrë që e identifikonte veten si anëtar i ISIS-it.

Gjithashtu në tetor, një burrë 20-vjeçar theri për vdekje një mësues dhe plagosi rëndë dy persona të tjerë gjatë një sulmi në një shkollë në qytetin verior francez, Arras.

Lajme të ngjashme