Kusari-Lila thotë se "duhet menduar mirë" për hapat e radhës rreth Gjykatës Speciale pas dënimit
Ministrja Mimoza Kusari Lila ka thënë se hapat pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të jenë të koordinuar dhe “të menduar mirë.”
“Duhet të ketë një konsensus të gjerë shoqëror mbi hapat e radhës”, tha ajo, duke kërkuar angazhim të Qeverisë, Kuvendit dhe partive politike.
PDK-ja ka dorëzuar projektligj për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se nisma nuk synon mbylljen e gjykatës, por kufizimin e akuzave ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në pretendimet për të cilat është themeluar ajo.