Më 26 shtator në Dusseldorf protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Më 26 shtator në Dusseldorf protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

1 javë më parë

nga NACIONALE

Më 26 shtator në Düsseldorf të Gjermanisë është paralajmëruar një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Protesta pritet të nisë në orën 17:30, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se qëllimi i tubimit është shprehja e mbështetjes për UÇK-në dhe përcjellja e mesazheve të solidaritetit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë organizuar vazhdimisht protesta, përmes të cilave kanë shprehur qëndrimet dhe mbështetjen e tyre ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të ngjashme