Në mbështetje të çlirimtarëve, më 26 shtator protestohet edhe në Finlandë
Më 26 shtator do të protestohet edhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vite burg nga Gjykata Speciale.
Protesta në Finlandë do të fillojë nga ora 17:00.

Ndërkohë, protesta në po të njëjtën datë janë paralajmëruar edhe në Ulmë dhe Dusseldorf në Gjemrani.
Një mërgimtar nga Ulmi, ka thënë protesta është e organizuar zyrtarisht, me organizator dhe me leje nga autoritetet e qytetit.
“Për fat të mirë, deri më tani ka shumë interesim. Dëshira ime është që protesta të jetë sa më masive dhe që zëri ynë të dëgjohet fuqishëm, për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj një vendimi që ne e konsiderojmë të padrejtë dhe për të bërë të qartë se ky qëndrim nuk është në emër të popullit të Kosovës”, tha ai për Klan Kosova.