Ushtria izraelite thotë se ka gjetur 1.500 trupa të militantëve të Hamasit - NACIONALE

Ushtria izraelite thotë se ka gjetur 1.500 trupa të militantëve të Hamasit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë thënë se i kanë gjetur trupat e 1.500 militantëve të Hamasit në territor izraelit.

Përpos kësaj, ushtria izraelite konfirmoi se 900 qytetarë të vendit janë vrarë që nga fillimi i luftimeve të shtunën, raporton televizioni “Sky News”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit i kanë publikuar emrat e 123 ushtarëve për të cilët thotë se janë vrarë nga fillimi i luftës.

Ushtria izraelite konfirmoi, gjithashtu, se një ushtar i rangut kolonel lejtnant ka vdekur gjatë të shtënave në kufirin verior me Libanin, edhe pse merret vesh se kjo nuk ishte pjesë e ndonjë përplasjeje me Hezbollahun.

Forcat izraelite thanë se e kishin përfunduar me sukses evakuimin e komuniteteve në kufirin me Rripin e Gazës dhe se ishin duke kryer kërkime për praninë e militantëve të Hamasit, të cilët mund të ishin duke u fshehur brenda Izraelit.

“Forcat vazhdojnë të kryejnë kërkime me qëllim që të sigurohet vrasja e terroristëve që janë duke u fshehur”- thuhet në një deklaratë të forcave ajrore izraelite.

Lajme të ngjashme