Ukraina thotë se ka rrëzuar një raketë hipersonike ruse me sistemin amerikan “Patriot” - NACIONALE

Ukraina thotë se ka rrëzuar një raketë hipersonike ruse me sistemin amerikan “Patriot”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukraina ka thënë se për herë të parë e ka përdorur sistemin amerikan për mbrojtje kundërajrore, “Patriot”, për të penguar një raketë hipersonike ruse.

Mykola Oleschuk, komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës, tha të shtunën: “Po, ne e kemi penguar “të pakrahasueshmen” Kizhnal”, duke i shtuar fjalën “Patriot” dhe flamurin ukrainas në një postim në rrjete sociale.

Raketa e tipit “Kh-47 Kinzhal” është raketë balistike e Rusisë, raporton televizioni CNN.

Ukraina ka marrë të paktën dy njësi të sistemit “Patriot”, njërën nga Shtetet e Bashkuara dhe tjetrën nga Gjermania, për ta fuqizuar aftësinë e mbrojtjes ajrore, me të cilën më parë nuk ka mundur që të mbrohet nga raketat më moderne ruse, si raketa “Kinzhal”.

Komandanti ukrainas tha se pengimi i raketës ndodhi gjatë sulmit natën më 4 janar në qiell mbi rajonin e Kievit.

Sipas tij, raketa hipersonike ruse ishte hedhur nga një aeroplan i tipit MiG-31K nga territori rus.

Zëdhënësi i Komandës së Forcave Ajrore, Yurii Ihnat, në televizionin ukrainas tha: “Po, ne kemi armë kundër armëve balistike. Askush nuk e dinte nëse sistemi “Patriot” do të mund të operonte kundër raketave balistike. Po, mundet.”

“Është mirë që kemi armë të tillë. Fatkeqësisht, nuk kemi shumë”- shtoi ai.

Muajin e kaluar, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, tha se sistemi “Patriot” do të jetë kritik për mbrojtjen e infrastrukturës ukrainase kundër raketave balistike.

“Ndërtimi i një sistemi mbrojtës ajror e raketor me shumë shtresa sa më shpejt që është e mundshme është prioriteti ynë”- tha ai.

Lajme të ngjashme