Turqia i bën thirrje Armenisë të “marrë mësim”, të zgjedhë paqen me Azerbajxhanin
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se Armenia duhet të ndalojë provokimet e saj përgjatë kufirit me Azerbajxhanin dhe në vend të kësaj të bëjë paqe.
Sipas Anadolu Agency, në vazhdën e përgjigjes së Azerbajxhanit ndaj këtyre provokimeve, Çavusoglu ka thënë se, "Armenia duhet të mësojë mësimin e saj dhe të kërkojë paqe".
Duke folur në një ngjarje në provincën Kastamonu të Detit të Zi, Çavusoglu ka përmendur premtimin për propozimin gjithëpërfshirës të paqes të Azerbajxhanit, ndërsa tha se, “Armenia, nga ana tjetër, dogji dhe shkatërroi gjithçka teksa tërhiqej nga Lachin,” një qytet strategjik i marrë nën kontrollë se fundmi nga Azerbajxhani.
"Ata vunë mina kudo, ndoqën të keqen," u shpreh ai.
Edhe pse Turqia dhe Armenia vitin e kaluar emëruan të dërguar për normalizimin e marrëdhënieve, Çavusoglu tha se: "Si bota dhe Armenia e dinë se ky proces (normalizimi) nuk do të vazhdojë në mënyrë të pavarur nga Azerbajxhani. Për stabilitet të plotë dhe paqe në rajon, problemet midis të gjitha vendeve duhet zgjidhur”.
"Ne qëndrojmë gjithmonë në anën e Azerbajxhanit të dashur. Azerbajxhani nuk qëndron kurrë i vetëm," ka shtuar ai.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, ushtria armene të hënën kë kryer provokime të gjera në kufi me qytetet Dashkesan, Kalbajar dhe Lachin.
Ministria tha se, diversantët e ushtrisë armene hodhën mina në tokë dhe rrugë midis pozicioneve të ushtrisë Azerbajxhane në drejtime të ndryshme, duke shtuar se “kur ushtria e Azerbajxhanit mori hapa për të adresuar situatën, shpërthyen përleshje intensive midis trupave të dy vendeve.”
Poashtu ministria ka bërë të ditur se nga këto përleshje ka pasur edhe viktima.
Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, i njohur gjithashtu si Karabaku i Epërm, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Kujtojmë se, në vitin 2020, Azerbajxhani rimorri disa qytete dhe mbi 300 vendbanime dhe fshatra që ishin nën kontrollë të Armenisë. Luftimet përfunduan me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia.

