Trump deklaron se nuk është fajtor për 34 pikat në aktakuzën ndaj tij - NACIONALE

Trump deklaron se nuk është fajtor për 34 pikat në aktakuzën ndaj tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bazuar në burime, CNN raporton se ish-presidenti Donald Trump është deklaruar i pafajshëm për 34 pika në një gjykatë në Manhattan pasi ka dëgjuar akuzat kundër tij.

Për çfarë akuzohet Trump?

Pas një hetimi mbi një skemë pagese “hush money” apo “para për heshtje”, ndaj ish-presidentit amerikan dhe kandidatit për zgjedhjet presidenciale 2024, Donald Trump është ngritur padi penale.

Aktakuza ndaj Trump nga një juri e madhe e Nju Jorkut e ka futur kombin amerikan në ujëra të paeksploruara politike, ligjore dhe historike duke ngritur shumë pyetje se si do të shpaloset çështja penale.

Zyra e Prokurorit Alvin Bragg të Qarkut të Manhatanit e ka hetuar Trumpin në lidhje me rolin e tij të dyshuar në një skemë pagese që përfshin yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels – një çështje që daton që nga zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Hetimi nga zyra e Prokurorit të Qarkut Manhattan kishte nisur Trump ishte ende në Shtëpinë e Bardhë dhe lidhet me një pagesë prej 130,000 dollarësh të bërë nga avokati personal i Trumpit, Michael Cohen drejt Stormy Daniels në fund të tetorit 2016 – disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016, për të parandaluar këtë të fundit që të flasë mbi një lidhje të supozuar me Trump rreth një dekadë më parë. Kjo aferë ishte mohuar vazhdimisht nga Trump.

Një objektiv në hetim ka qenë pagesa e bërë për Daniels dhe rimbursimi i Organizatës Trump për Cohen.

Sipas dosjeve gjyqësore kur Cohen u përball me akuza penale federale, drejtuesit e Organizatës Trump kishin autorizuar pagesa për të në shumën totale prej 420,000 dollarësh për të mbuluar pagesën e tij fillestare prej 130,000 dollarësh, detyrimet tatimore dhe për ta shpërblyer atë me një bonus. Kompania i kishte shënuar rimbursimet si shpenzim ligjor. Trump ka mohuar se ka pasur njohuri në lidhje me këtë pagesë.

Pagesat e “hush money” nuk janë të paligjshme, por përpara aktakuzës, prokurorët ishin duke parë nëse do ta akuzonin Trumpin për falsifikimin e të dhënave të biznesit të Organizatës Trump për mënyrën se si ajo pasqyronte rimbursimin e pagesës ndaj Cohen, i cili ka deklaruar se e kishte paguar Daniels. Dhe në Nju Jork, falsifikimi i të dhënave të biznesit është një kundërvajtje.

Prokurorët gjithashtu kanë qenë duke menduar nëse do të akuzonin Trumpin për falsifikimin e të dhënave të biznesit në shkallën e parë për falsifikimin e një dosjeje me qëllim të kryerjes së një krimi tjetër ose për të ndihmuar ose fshehur një krim tjetër, që në këtë rast mund të ishte shkelje e ligjeve të financimit të fushatës. Ky është një krim i klasës E dhe mbart një dënim prej të paktën një viti deri në katër vjet. Për të vërtetuar këtë rast, prokurorët do të duhet të tregojnë se Trump ka synuar të kryejë një krim.

Lajme të ngjashme