Donald Trump para gjykatës: Krej çka dihet nga padia penale ndaj tij - NACIONALE

Donald Trump para gjykatës: Krej çka dihet nga padia penale ndaj tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti Donald Trump tashmë është arrestuar dhe ka marrë pjesë në seancën e parë gjyqësore ndaj tij ku është deklaruar i pafajshëm për 34 pikat në aktakuzën e cila është bërë publike.

Në dosjen gjyqësore (e gjeni këtu) thuhet se ish-presidenti "me qëllim të mashtrimit dhe qëllimit për të kryer një krim tjetër dhe për të ndihmuar dhe fshehur kryerjen e tij, ka bërë dhe ka shkaktuar një regjistrim të rremë në regjistrat e biznesit të një ndërmarrjeje".

Çfarë ka ndodhur?

Pas një hetimi mbi një skemë pagese “hush money” apo “para për heshtje”, ndaj ish-presidentit amerikan dhe kandidatit për zgjedhjet presidenciale 2024, Donald Trump është ngritur padi penale.

Aktakuza ndaj Trump nga një juri e madhe e Nju Jorkut e ka futur kombin amerikan në ujëra të paeksploruara politike, ligjore dhe historike duke ngritur shumë pyetje se si do të shpaloset çështja penale.

Zyra e Prokurorit Alvin Bragg të Qarkut të Manhatanit e ka hetuar Trumpin në lidhje me rolin e tij të dyshuar në një skemë pagese që përfshin yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels – një çështje që daton që nga zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Ndonëse nuk është zbuluar ende aktakuza ndaj tij, Trump dhe aleatët tashmë e kanë hedhur poshtë vendimin duke e cilësuar si një “Përndjekje Politike dhe Ndërhyrje në Zgjedhje në nivelin më të lartë në histori”.

Për çfarë është aktakuza?

Sipas raportimeve të CNN, në aktakuzë Trump përballet me më shumë se 30 akuza në lidhje me mashtrimin e biznesit.

Hetimi nga zyra e Prokurorit të Qarkut Manhattan kishte nisur Trump ishte ende në Shtëpinë e Bardhë dhe lidhet me një pagesë prej 130,000 dollarësh të bërë nga avokati personal i Trumpit, Michael Cohen drejt Stormy Daniels në fund të tetorit 2016 – disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016, për të parandaluar këtë të fundit që të flasë mbi një lidhje të supozuar me Trump rreth një dekadë më parë. Kjo aferë ishte mohuar vazhdimisht nga Trump.

Cilat akuza mund të jenë në lojë?

Një objektiv në hetim ka qenë pagesa e bërë për Daniels dhe rimbursimi i Organizatës Trump për Cohen.

Sipas dosjeve gjyqësore kur Cohen u përball me akuza penale federale, drejtuesit e Organizatës Trump kishin autorizuar pagesa për të në shumën totale prej 420,000 dollarësh për të mbuluar pagesën e tij fillestare prej 130,000 dollarësh, detyrimet tatimore dhe për ta shpërblyer atë me një bonus. Kompania i kishte shënuar rimbursimet si shpenzim ligjor. Trump ka mohuar se ka pasur njohuri në lidhje me këtë pagesë.

Pagesat e “hush money” nuk janë të paligjshme, por përpara aktakuzës, prokurorët ishin duke parë nëse do ta akuzonin Trumpin për falsifikimin e të dhënave të biznesit të Organizatës Trump për mënyrën se si ajo pasqyronte rimbursimin e pagesës ndaj Cohen, i cili ka deklaruar se e kishte paguar Daniels. Dhe në Nju Jork, falsifikimi i të dhënave të biznesit është një kundërvajtje.

Prokurorët gjithashtu kanë qenë duke menduar nëse do të akuzonin Trumpin për falsifikimin e të dhënave të biznesit në shkallën e parë për falsifikimin e një dosjeje me qëllim të kryerjes së një krimi tjetër ose për të ndihmuar ose fshehur një krim tjetër, që në këtë rast mund të ishte shkelje e ligjeve të financimit të fushatës. Ky është një krim i klasës E dhe mbart një dënim prej të paktën një viti deri në katër vjet. Për të vërtetuar këtë rast, prokurorët do të duhet të tregojnë se Trump ka synuar të kryejë një krim.

Populli i Shtetit të Nju Jorkut kundër Donald J. Trump

Gjyqtari që mbikëqyr çështjen kundër Trump të enjten ka nënshkruar një urdhër që plotëson kërkesën e Bragg për të zbuluar publikisht aktakuzën e vulosur të jurisë së madhe.

Është bërë e ditur se në krye të urdhrit është emri i çështjes: Njerëzit e Shtetit të Nju Jorkut kundër Donald J. Trump.

Sipas dokumentit, gjykatësi Juan Merchan ka shkruar në këtë urdhër se zbulimi do të ishte "në interes publik dhe një ushtrim i duhur i diskrecionit të kësaj Gjykate".

Si është përgjigjur Trump?

Ish-presidenti ka mohuar në mënyrë të përsëritur pafajësinë e tij në këtë çështje dhe pas lajmeve për aktakuzën ka vazhduar sulmet e tij ndaj Bragg dhe demokratëve të tjerë.

Ai ka shtuar se: “Populli amerikan e kupton saktësisht se çfarë po bëjnë këtu Demokratët e Majtë Radikalë. Të gjithë mund ta shohin atë. Pra, Lëvizja jonë dhe Partia jonë – e bashkuar dhe e fortë – së pari do të mposhtin Alvin Bragg-un dhe ne do ta mposhtim Joe Biden dhe do të hedhim nga detyra të gjithë këta demokratë të këqij, në mënyrë që ta BËJMË AMERIKËN SËRISH TË MADHE!”

Cilët janë hapat në vazhdim?

Sa i përket paraqitjes fillestare të ish-presidentit në gjykatë, në një mënyrë ajo do të duket si e çdo të pandehuri tjetër dhe në shumë mënyra do të duket si shumë e ndryshme.

Paraqitjet e para janë zakonisht procedura publike. Nëse nuk është i nevojshëm arrestimi i një të pandehuri, bëhen marrëveshje me të ose me avokatët e tyre për një dorëzim vullnetar te organet e zbatimit të ligjit. Me paraqitjen e tyre të parë në gjykatë, të pandehurit zakonisht mbahen me prenotim dhe u merren shenjat e gishtave.

Trump do të duhet të kalojë nëpër disa procese që kalon çdo i pandehur tjetër. Megjithatë, statusi i Trump si një ish-president, i cili aktualisht po kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë, padyshim që do të kërkojë siguri shtesë dhe shqetësime rreth hapave të ardhshëm në rastin e tij.

A është kjo një situatë unike?

Po. Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një ish-president apo president përballet me akuza penale.

Kjo e bën rastin historik, por tani që kanë kaluar pak muaj që kur Trump ka njoftuar kandidimin për zgjedhjet e 2024-ës, çështja e ngritur ndaj tij e drejton fushatën presidenciale për këto zgjedhje drejt një faze tjetër.

Çka do të thotë kjo situatë politikisht për Trumpin?

Kjo është një nga pyetjet më të madha. Deri më tani një numër i republikanëve të Kongresit janë mbledhur në mbrojtje të Trump, duke e sulmuar Bragg në Tëitter e duke akuzuar prokurorin e qarkut për “gjueti politike shtrigash”.

Sipas disa burimeve pranë Trumpit, ndërsa ai dhe ekipi do të punojnë për formim të narrativës publike, ata do të nisin me goditje ndaj demokratëve, hetimit dhe Bragg-ut, nëpër forma të ndryshme përmes mediave.

A do të mundet Trump të kandidojë ende për president edhe pse është paditur?

Po. Akuzat nuk ia heqin Trumpit të drejtën për të garuar për president. Sipas Anna G. Cominsky, profesoreshë në Shkollën Juridike të Nju Jorkut, madje as një dënim i mundshëm nuk do ta bënte të pavlefshme kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë.

Sidoqoftë, dihet se aktakuza dhe procedurat ligjore do të mund ta preknin kandidaturën e Trumpit edhe në mënyrë pozitive edhe negative.

Disa prej këshilltarëve të Trump kanë thënë se kundërthënia ligjore është terren i favorshëm për Trumpin: kthim në qendër të vëmendjes si figurë mbizotëruese në Partinë Republikane.

Lajme të ngjashme