Thellohen humbjet e ushtrisë izraelite, vritet në Gaza edhe një kapiten i ri
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan për vdekjen e një ushtari tjetër gjatë luftimeve në Gaza, duke e çuar në 51 numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore.
Ushtria izraelite tha se Kapiten Shlomo Ben Nun, 22 vjeç, nga Modiini, u vra gjatë luftimeve natën në pjesën veriore të Gazës, përcjell gazeta “The Times of Israel”.
Ben Nuni ishte nënkomandant i një kompanie ushtarake në Batalionin e 202-të të Brigadës së Paraushtarakëve.
Për më tepër, ushtria njoftoi se një reservist i Batalionit të 75-të dhe një reservist i Batalionit 9215 janë plagosur seriozisht gjatë luftimeve në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Luftëtarët u evakuuan për të marrë trajtim mjekësor në një spital dhe familjet e tyre u njoftuan, tha ushtria.
Disa orë më herët, ushtria izraelite kishte njoftuar edhe për vrasjen e dy komandantëve të togave.
Për më shumë të dhëna rreth këtij zhvillimi, mund ta lexoni artikullin e mëposhtëm:
