Të bllokuar që nga korriku, gjenden 38 emigrantë në një ishull grek - NACIONALE

Të bllokuar që nga korriku, gjenden 38 emigrantë në një ishull grek

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një grup prej 38 emigrantësh, përfshirë një grua shtatzënë, janë gjetur të bllokuar në një ishull të vogël, pa emër, përgjatë kufirit turko-grek.

Sipas BBC-së, 22 burra, nëntë gra dhe shtatë fëmijë thonë se kanë qenë në ishullin e lumit Evros që nga mesi i korrikut.

Bëhet e ditur se pasi u gjetën ditën e hënë, ata janë dërguar në Greqinë kontinentale.

Ministri i migracionit i vendit tha se grupi ishte i gjithë në një "gjendje shumë të mirë" dhe gruaja shtatzënë ishte dërguar në spital si masë paraprake.

Megjithatë, sipas grupit të emigrantëve dhe agjencive të të drejtave të njeriut, gjatë kohës në ishull një fëmijë kishte humbur jetën.

Ministri i Migracionit Notis Mitarachi ka vizzituar rajonin e Evros ditën e martë, e ndërsa nuk e ka konfirmur vdekjen e fëmijës, tha se qeveria do të punonte me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënën e Kuqe për të tërhequr trupin e për të siguruar një varrim dinjitoz.

Autoritetet greke fillimisht thanë se njerëzit - të cilët policia thotë se të gjithë e identifikojnë veten si sirianë - ishin në territorin turk.

Sipas policisë greke, ata janë gjetur jashtë territorit grek, dhe kjo ishte arsyeja pse nuk ishin gjetur më herët.

Por, Baida, një nga gratë në grup, e përshkroi situatën si "një lojë futbolli midis dy palëve" - ​​Turqisë dhe Greqisë, duke thënë se: "Askush nuk na do. Askush nuk na dëgjon. Askush nuk dëshiron të ndihmojë".

Trajtimi i Greqisë ndaj emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Evropë nga Turqia është theksuar prej disa vitesh.

Ku, grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se mijëra njerëz që kërkonin azil janë shtyrë prapa, para se t'u jepej mundësia për të aplikuar për azil. Kjo situatë ka shkaktuar grindje brenda BE-së pasi një zyrtar i lartë pretendoi vitin e kaluar se vendi po shkelte të drejtat themelore evropiane.

Ndërkohë, disa herë shumë refugjatë kanë thënë se janë kthyer me forcë nga Greqia për në ujërat turke.

Këto pretendime, janë mohuar nga qeveria greke e cila këmbëngul se është në përputhje me ligjin evropian dhe ndërkombëtar.

Sipas OKB-së, që nga janari deri në qershor 2002, 232 sirianë kanë arritur në Greqi përmes detit.

Lajme të ngjashme