Sulmohet një diplomat izraelit në Pekin, përfundon në spital
Një punëtor i ambasadës së Izraelit në Pekin të Kinës është dërguar në spital pas një sulmi, tha Ministria e Jashtme e Izraelit.
Raportohet se diplomati ndodhet në gjendje stabile, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Ministria e Jashtme tha se sulmi nuk ka ndodhur në ambasadë dhe se po hetohet motivi që qëndron prapa këtij rasti.
Izraelitët dhe hebrenjtë në mbarë botën janë këshilluar që të jenë syçelë të premten, pasi Hamasi ka bërë thirrje për “ditën e tërbimit”.
Në Londër, raportohet se tri shkolla hebreje do të mbyllen të premten pas planifikimit të protestave në mbështetje të palestinezëve.
Prindërit e fëmijëve të njërës shkollë u këshilluan që t’i mbanin ata brenda shtëpive për shkak të “rrezikut për dhunë në rrugë”.
