Sekretarja e Thesarit paralajmëron se ShBA-ja mund të mbetet së shpejti pa kesh shkaku i borxhit publik - NACIONALE

Sekretarja e Thesarit paralajmëron se ShBA-ja mund të mbetet së shpejti pa kesh shkaku i borxhit publik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet Yellen, ka paralajmëruar se vendi i saj mund të mbetet pa të holla kesh nga 1 qershori, nëse Kongresi nuk e ngre ose nëse nuk e pezullon tavanin e borxhit publik.

Arritja e kufirit të borxhit publik do ta nënkuptonte pamundësinë e marrjes së huave të reja nga autoritetet, raporton televizioni BBC.

Të hënën, zonja Yellen i bëri thirrje Kongresit që të veprojë sa më shpejt që është e mundshme për ta adresuar tavanin prej 31,4 trilionë dollarësh për borxhin publik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thirrur një takim të udhëheqësve të Kongresit për datën 9 maj.

Tavani i borxhit publik në ShBA është ngritur, i është zgjatur afati ose është rishikuar 78 herë që nga viti 1960.

Në këtë rast, republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë kërkuar zvogëlim drastik të shpenzimeve dhe ndryshim të disa aspekteve të agjendës së presidentit Biden, përfshirë programin e tij për faljen e huave të studentëve, në këmbim to votave për ngritjen e tavanit të borgjit.

Kjo kërkesë ka nxitur ankesa nga demokratët në Senat dhe nga vetë presidenti Biden, i cili javën e kaluar tha se çështja nuk është e negociueshme.

Megjithatë, Bideni është vënë nën presion në rritje nga grupet e biznesit – përfshirë Odën e Kongresit – për t’i diskutuar propozimet e Partisë Republikane.

Dështimi për ta paguar borxhin me kohë – që do të ishte rasti i parë në historinë e ShBA-së – do të mund t’i trazonte tregjet globale financialre dhe ta thyente besimin ndaj Shteteve të Bashkuara si partnere globale të biznesit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se dështimi për ta paguar borxhin me kohë do të mund ta çonte vendin drejt recesionit dhe drejt shtimit të papunësisë.

Kjo do të nënkuptonte gjithashtu, që autoritetet nuk do të mund të merrnin hua të reja për pagat e punëtorëve qeveritarë dhe personelit ushtarak.

Lajme të ngjashme