Rusët përparojnë në jug, ukrainasit mbrojnë Kievin e Mariupoli shkatërrohet - Dita e 27-të e luftës Rusi-Ukrainë - NACIONALE

Rusët përparojnë në jug, ukrainasit mbrojnë Kievin e Mariupoli shkatërrohet - Dita e 27-të e luftës Rusi-Ukrainë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ditën e 27-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Gati katër javë pas luftës Rusi-Ukrainë, situata po shkon keq e më keq për të dyja palët, si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë.

Në shumë qytete pati shpërthime nga të dyja palët, dhe tashmë është raportuar se afër kryeqytetit Kiev ka intesifikime të luftës në minutat e fundit.

Ofensiva ruse tashmë ka “kulminuar” – dhe cak i tyre nuk janë vetëm ushtarët ukrainas, sepse vazhdohet me sulme edhe kundër civilëve.

Rusët kanë bërë përparimin më të madh në jug. Ata janë afër krijimit të një "ure tokësore" midis Krimesë dhe territorit të pushtuar nga Rusia në Ukrainën lindore. Pas javësh bombardimesh të egra, trupat ruse kanë hyrë në qytetin e Mariupolit.

Qyteti që aq shumë i rezistoi ushtrisë ruse, sot u sulmua edhe nga anijet e Rusisë që ishin në Detin Azov, shkruan Nacionale.

Pas ditëve të bombardimit rus, Mariupoli është shkatërruar i tëri, aty nuk ka mbetur më asgjë dhe mund të bjerë në duartë e rusëve dita-ditës.

Por vonesa e gjatë në marrjen e Mariupolit i ka penguar trupat ruse të fokusohen në qytete tjera, si psh. në Donbas apo edhe në kryeqytetin Kiev.

Forcat ruse janë tani brenda qytetit jugor të rrethuar të Mariupolit, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, ndodhet vetëm 32 kilometra nga kufiri rus dhe është plot me rusë etnikë. Ishte dashur të binte shpejt. Por ai ende nuk është e rrethuar dhe vazhdon të qëndrojë pavarësisht nga shkatërrimet e tmerrshme të shkaktuara nga artileria dhe raketat ruse.

Përpjekja kryesore ruse ka qenë për të marrë Kievin, por ofensiva e fundit ruse rreth kryeqytetit ndodhi më 9 mars. E mbani mend atë autokolonë me kilometra të gjatë që u bllokua për në Kiev? Nuk arriti kurrë në qytet. Forcat ukrainase kanë kundërsulmuar dhe kanë dëbuar rusët nga qytetet e largëta për t'i parandaluar ata që të granatojnë qendrën e qytetit me artileri. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbetet në Kiev duke mbledhur popullin e tij dhe botën për t'i rezistuar sulmit rus.

Morali i trupave ruse thuhet se po bie ndërsa vështirësitë e tyre shumohen. Sot është raportuar se trupat ruse po përballen me mungesë ushqimi, kushte ekstreme të motit, jo që rusët nuk janë mësuar me të ftohtit, por që nuk janë të pajisura me mjete adekuate për një mot të tillë.

Mediat angleze kanë raportuar se trupat ruse kanë furnizime vetëm edhe për tre ditë.

Dita e 27-të e luftës është përshkruar me shumë zhvillime, të cilat Gazeta Nacionale i ka përmbledhur në këtë tekst për lexuesit e saj:

Dy “bomba super të fuqishme” tronditën Mariupolin të martën edhe pse përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin, thanë autoritetet lokale. Më shumë se 200,000 njerëz janë të bllokuar në qytet, ku situata është përshkruar si "një peizazh ferri i ngrirë i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara", tha Human Rights Watch.

Rreth 300,000 njerëz në qytetin e pushtuar jugor të Khersonit kishin mungesë të ushqimit dhe pajisjeve mjekësore, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës. Qyteti i Kherson ishte qyteti i parë i madh ukrainas që ra në duart e trupave ruse pasi ata pushtuan Ukrainën më 24 shkurt.

Forcat ruse kanë “rrëmbyer” 2,389 fëmijë nga territoret e kontrolluara nga Rusia, Luhansk dhe Donetsk, tha sot ambasada amerikane në Kiev, duke cituar shifra të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Të paktën një person ka vdekur pasi dronët sulmuan një institut shkencor në kryeqytetin ukrainas, Kiev, raportoi AFP. Ekipet e shpëtimit u panë duke hequr një trup nga vendi i ngjarjes, ndërsa tymi u ngrit nga ndërtesa shtatëkatëshe e Institutit në veriperëndim të Kievit, pjesë e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës.

Ministri ukrainas i shëndetësisë, Viktor Lyashko, tha se 10 spitale ishin shkatërruar plotësisht që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Spitalet e tjera nuk mund të furnizoheshin me ilaçe për shkak të luftimeve aty pranë, shtoi ministri.

Rusia planifikon të fillojë një "terror të madh" në qytetin jugor të pushtuar të Khersonit duke rrëmbyer banorët dhe duke i çuar ata përtej kufirit rus, ka thënë një informator i FSB-së.

Një gjykatë ruse ka dënuar me nëntë vjet burg kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny. /Nacionale/

Lajme të ngjashme