Raportohet se Izraeli vrau një e plagosi gjashtë palestinezë që u munduan të ktheheshin në veri të Gazës - NACIONALE

Raportohet se Izraeli vrau një e plagosi gjashtë palestinezë që u munduan të ktheheshin në veri të Gazës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia palestineze e lajmeve, “Wafa”, raporton se të paktën shtatë palestinezë janë plagosur, pasi janë qëlluar me armë gjatë përpjekje për të shkuar në pjesën veriore të Gazës.

Dëshmitarët në zonën Wadi Gaza thonë se trupat izraelite vunë në shënjestër njerëz që po mundoheshin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, sipas agjencisë palestineze, përcjell televizioni BBC.

Izraeli ka thënë më parë se nuk do ta lejojë kthimin e njerëzve në veri të Gazës gjatë pauzës së luftimeve, sepse, sipas autoriteteve izraelite, ajo është ende zonë aktive e luftës.

Ushtria izraelite ka thënë se është duke i hulumtuar këto raportime.

Në rrjete sociale po qarkullojnë video që duket se shfaqin palestinezë duke u qëlluar me armë gjatë përpjekjeve për t’u nisur nga jugu drejt veriut të Gazës.

Në disa pamje shihen turma të mëdha njerëzish duke ikur nga të shtënat. Raportohet se të paktën një burrë është qëlluar për vdekje.

Lajme të ngjashme