Putin nënshkruan zyrtarisht ligjin që pezullon pjesëmarrjen në traktatin bërthamor
Mediat shtetërore ruse kanë njoftuar se Vladimir Putin ka nënshkruar zyrtarisht një ligj që pezullon pjesëmarrjen e Rusisë në New Start, traktati i fundit i madh i mbetur i kontrollit të armëve bërthamore me SHBA-në.
Bëhet e ditur se në tekstin e shënimin shpjegues të ligjit thuhet se:
“Federata Ruse pezullon Traktatin midis Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për masat për reduktimin dhe kufizimin e mëtejshëm të armëve sulmuese strategjike, të nënshkruar në Pragë më 8 prill 2010.”
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass ka raportuar se dokumenti është publikuar sot dhe ligji ka hyrë në fuqi që nga momenti i publikimit zyrtar.
Kujtojmë se Putin njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin e Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike, i njohur si “New Start”, në fillim të këtij muaji.
“Ata duan të na shkaktojnë një disfatë strategjike dhe të pretendojnë objektet tona bërthamore,”- ishte ajo çka tha Putin, ndërsa njoftoi pezullimin në fjalimin para përvjetorit të luftës në Ukrainë.
“Në këtë drejtim, jam i detyruar të deklaroj se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve sulmuese strategjike,”- deklaroi Putin.

