Gjeneralit rus i publikohet një video, shihet “duke kërcyer lakuriq” - NACIONALE

Gjeneralit rus i publikohet një video, shihet “duke kërcyer lakuriq”

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në mediat sociale është publikuar një video që duket se shfaq një lider ushtarak rus duke kryer “striptiz”.

Sipas The Telegraph, besohet se video është publikuar pas dëmtimit të një prej avionëvë spiunë të Moskës që ishte nën mbikëqyrjen e tij.

Nga video, duket gjenerallejtënant Aleksandr Matovnikov, 57 vjeç, që mund të shihet duke kërcyer lakuriq nën muzikë në një klip 44 sekonda të gjatë të shpërndarë në aplikacionin e mesazheve Telegram. Ndërsa, pamjet ishin të përshkruara me “njohësi i zjarrtë i restoranteve dhe zonjave të Minsk-ut”.

Më tej shtohet se gjeneralit “i pëlqen t'ia kalojë përgjegjësinë për marrjen e vendimeve oficerëve të tij vartës”, dhe përfundohet duke thënë se “gjenerali është më i përfshirë në krijimin e përmbajtjeve të ngjashme video për të dashurat e tij”.

Gjenerallejtënant Matovnikov është aktualisht zëvendës-shefi i forcave tokësore të Rusisë, me përgjegjësi për praninë ushtarake të Moskës në Bjellorusinë fqinje.

Ai është edhe një ish-anëtar i këshillit të sigurisë me ndikim të Moskës dhe ka shërbyer si udhëheqës ushtarak i Putinit në Distriktin Federal të Kaukazit të Veriut, një rajon i rëndësishëm strategjik për Rusinë.

Ndërkohë, dihet se taktika e turpërimit të kundërshtarëve duke nxjerrë përmbajtje komprometuese është një metodë tradicionale e përdorur në Rusi.

Lajme të ngjashme