Lukashenko mbërrin në Kinë, takim me homolgun kinez Xi Jinping - NACIONALE

Lukashenko mbërrin në Kinë, takim me homolgun kinez Xi Jinping

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i Bjellorusisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, Alexander Lukashenko ka mbërritur në Pekin për një takim me liderin kinez Xi Jinping.

Udhëtimi i tij vjen pasi të dy liderët kanë rënë dakord të përmirësojnë marrëdhëniet e vendeve të tyre në një "partneritet strategjik gjithëpërfshirës" gjatë një takimi të mbajtur në shtator në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Uzbekistan, ku mori pjesë edhe Putini.

Vizita nga Lukashenko – i cili kujtojmë se ka lejuar trupat ruse të përdorin Bjellorusinë për të organizuar inkursionin e tyre fillestar në Ukrainë vitin e kaluar – vjen pasi tensionet midis ShBA-së dhe Kinës janë intensifikuar javët e fundit, duke përfshirë shqetësimet nga Uashingtoni se Pekini po shqyrton dërgimin e ndihmës vdekjeprurëse për përpjekjet luftarake të Kremlinit.

Por, Pekini është distancuar nga këto pretendime, me ministrinë e Jashtme kineze që ka thënë se Kina po "promovonte në mënyrë aktive bisedimet e paqes dhe zgjidhjen politike të krizës", ndërsa ShBA po "derdhte armë vdekjeprurëse në fushën e betejës në Ukrainë".

Dhe pavarësisht partneritetit të saj "pa kufij" me Rusinë, Kina pretendon të jetë një palë neutrale në konfliktin e Ukrainës.

Lajme të ngjashme