Bideni kundër propozimit kinez: S’është racionale që Kina ta negociojë paqen - NACIONALE

Bideni kundër propozimit kinez: S’është racionale që Kina ta negociojë paqen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk është racionale që Kina ta negociojë rezultatin e luftës në Ukrainë, kur është pyetur për propozimin kinez për paqe.

“Putini është duke e duartrokitur atë, prandaj si mund të jetë i mirë? Ideja që Kina do ta negociojë rezultatin e një lufte që është tërësisht luftë e padrejtë për Ukrainën, thjesht nuk është racionale”- tha presidenti amerikan.

Të premten, Kina bëri thirrje për armëpushim dhe bisedime të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, duke paraqitur një propozim me 12 pika për t’u dhënë fund luftimeve, shkruan gazeta “The Guardian”.

Në planin kinez bëhet thirrje që të dyja palët të pajtohen për de-eskalim gradual dhe paralajmërohet kundër përdorimit të armëve bërthamore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur me kujdes planin kinez për paqe, por ka thënë se ai do të ishte i pranueshëm, vetëm nëse çon në tërheqjen e trupave ruse nga të gjitha territoret e pushtuara ukrainase.

Zelensky ka thënë se dëshiron të besojë që Pekini është i interesuar në paqe të drejtë, që do të thotë se nuk do t’i dhurojë armë Rusisë. “Jam duke e bërë më të mirën time për ta parandaluar këtë. Ky është prioriteti numër një”- tha ai.

Lajme të ngjashme