Kievi dhe Moska mirëpresin propozimin e Kinës për paqe - NACIONALE

Kievi dhe Moska mirëpresin propozimin e Kinës për paqe

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Moska e vlerëson planin e Kinës për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, duke shtuar se vendi është i hapur për arritjen e qëllimeve të “operacionit special ushtarak” përmes mjeteve politike dhe diplomatike.

“Ne vlerësojmë dëshirën e sinqertë të miqve tanë kinezë për të kontribuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë me mjete paqësore... Ne ndajmë pikëpamjet e Pekinit. Megjithatë, kjo do të nënkuptonte gjithashtu njohjen e "realiteteve të reja territoriale në Ukrainë,”- tha Zakharova, duke iu referuar aneksimit të njëanshëm nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës - Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia - si dhe të Krimesë.

Komentet e saj erdhën pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se kishte pika të kuptueshme në propozimin kinez dhe disa “që nuk bëhen”.

“Kina ka treguar mendimet e saj. Unë besoj se fakti që Kina filloi të flasë për Ukrainën nuk është i keq. Por pyetja është se çfarë i pason fjalët. Pyetja është në hapat që do merren dhe ku do të çojnë ato,”- ka thënë Zelensky.

Në përvjetorin e luftës Rusi-Ukrainë, Kina bërë thirrje për armëpushim e fillim të bisedimeve të paqes, duke publikuar një propozim me 12 pika për t’u dhënë fund luftimeve që nisën saktësisht para një viti.

Lajme të ngjashme