Prekëse: Fëmija palestinez e rrezikon jetën për të marrë dy shishe ujë nga kamioni në lëvizje - NACIONALE

Prekëse: Fëmija palestinez e rrezikon jetën për të marrë dy shishe ujë nga kamioni në lëvizje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nevojën e madhe dhe dëshpëruese për ndihma humanitare në Gaza më së miri ndoshta e paraqet një video e publikuar nga televizioni britanik BBC.

Në videon e publikuar nga ky televizion, disa fëmijë shihen duke vrapuar pas një kamioni në lëvizje, që ishte i ngarkuar me ndihma.

Si duket, vozitësi i vëren përpjekjet e tyre dhe e rrit shpejtësinë për t’u larguar sa më shpejt.

Sidoqoftë, një fëmijë arrin që të kacavirret anash kamionit dhe të marrë dy shishe me ujë.

Fëmija rrezikohet mjaft shumë me këtë veprim, sepse kamioni fillon të lëvizë me më shpejtësi dhe djali ndodhet fare pranë rrotave të mjetit të rëndë.

Sipas marrëveshjes për pauzë të përkohshme të luftimeve dhe lirim të disa pengjeve izraelite e të burgosurve palestinezë, Izraeli e Hamasi janë pajtuar edhe për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. Raportohet se disa kamionë me ndihma hynë të premten në këtë enklavë nga egjipti.

Për ta parë videon, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme