ShBA-ja do të dërgojë dhjetëra aeroplanë rimbushës në Izrael para një sulmi të mundshëm ndaj Iranit - NACIONALE

ShBA-ja do të dërgojë dhjetëra aeroplanë rimbushës në Izrael para një sulmi të mundshëm ndaj Iranit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Shtetet e Bashkuara e kanë njoftuar Izraelin se do të dërgojë në këtë shtet dhjetëra aeroplanë shtesë për rimbushje me karburant, kur presidenti Donald Turmp po e shqyrton nisjen e një ofensive tjetër masive të bombardimeve kundër Iranit.

Zyrtarë amerikanë e izraelitë i thanë mediumit amerikan “Axios” se Trumpi mund t’i përshkallëzojë sulmet ndaj Iranit ditëve në vijim, pas gjashtë netëve rresht me bombardime të caqeve në mbarë Iranin, pas dështimit të memorandumit të mirëkuptimit të muajit të kaluar.

Tash për tash, 33 aeroplanë amerikanë për rimbushje ajrore me karburant ndodhen të parkuar në Aeroportin “Ben Gurion”, gjë që e ka zënë hapësirën për aeroplanë të tjerë që përdoren për fluturime komerciale.

Ministrja e Transportit e Izraelit, Miri Regev, njoftoi më herët këtë javë se ky numër do të ulej në 20, përderisa po mundohet që t’i parandalojë pengesat në fluturime gjatë verës – edhe pse, sipas një raporti, Regevi mund t’i përdorë ata në tetor si justifikim për t’i ndalur fluturimet “charter” të izraelitëve që kthehen në atdhe për të votuar në zgjedhje.

Përderisa ministrja tha se aeroplanët ushtarakë amerikanë do të udhëzohen që të aterrojnë në baza ushtarake izraelite, Komanda Qendrore e ShBA-së thuhet se i parapëlqen qasjen dhe infrastrukturën e Aeroportit “Ben Gurion”.

Mediumi “Axios” fillimisht tha se ShBA-ja “e njoftoi” Izraelin për arritjen e planifikuar të aeroplanëve shtesë, duke lënë të kuptohet se Izraeli nuk vendos për këtë çështje, por më pas në raport thuhet se kryeministri Benjamin Netanyahu do ta ketë fjalën e fundit për këtë temë.

Sipas një raporti të mediumit “Ynet”, aeroplanët shtesë që do të nisen për në Izrael nuk pritet të aterrojnë në “Ben Gurion” dhe se pritet që pesë deri në tetë aeroplanë në ditë të arrijnë në Izrael./Nacionale

Lajme të ngjashme