Mbështetja për Putinin nuk njeh limite, rusët damkosin në lëkurë simbolin "Z" me hekur të nxehtë - NACIONALE

Mbështetja për Putinin nuk njeh limite, rusët damkosin në lëkurë simbolin "Z" me hekur të nxehtë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Rusët janë duke e treguar mbështetjen e tyre për Vladimir Putinin dhe pushtimin e Ukrainës në një mënyrë jo fort të zakonshme - duke e damkosur veten në lëkurë me simbolin “Z”.

Nexta, një media bjelloruse, ka publikuar në Twitter, një video ku duket një burrë pa këmishë duke u markuar në gjoks.

Shkronja 'Z' është bërë një simbol që shënon mbështetje për pushtimin barbar rus të Ukrainës, njëlloj siç ishte svastika e nazistëve.

Për herë të parë e përdorur për të shenjuar tanket dhe automjetet e blinduara në fushë-betejë, shkronja “Z”, ka vazhduar të përdoret për qëllime propagande nga mbështetësit e luftës në Rusi.

“Z”-ja, që atëherë është shfaqur në makina, vëshje, tabela si dhe është parë në një fotografi që thuhet se është bërë nga ushtarët rusë të cilët kanë renditus ushtarët ukrainas të vrarë në luftë në formën e “Z”-së.

E në videon e publikuar, duket një burrë në një kasolle i cili damkoset nga një copë hekuri i zjarrtë më simbolin.

Ai duket duke mbyllur sytë dhe u shtrënguar ndërsa pret t’i bëhet damka në lëkurë.

Më pas, një burrë tjetër që mban hekurin e nxehtë në dorë i’a vendos në gjoks ku dëgjohet edhe një zhurmë djegieje.

Pas procesit të frikshëm, burri tashmë më “Z” në gjoks, ngrihet para kamerës duke bërtitur në rusisht.

Kujtojmë se, që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, rusët kanë adoptuar simbolin Z në një përpjekje për të treguar mbështetjen e tyre të madhe për presidentin Vladimir Putin.

Ende nuk dihet saktë se çfarë përfaqëson shkronja, por me Putinin e cilësuar si “Hitleri i shekullit 21”- disa e krahasojnë me svastikën naziste të Luftës së Dytë Botërore.

E edhe pse shkronja Z nuk ekziston në alfabetin cirilik rus, disa të tjerë e interpretojnë atë si “Za pobdedy” – për fitore, e të tjerë “Zapad” që do të thotë Perëndim.

Gjithsesi, një studies me bazë në Moskë, i njohur si Kamil Galeev, u shpreh se, “ky simbol i shpikur vetëm pak ditë më parë u bë simbol i ideologjisë së re ruse dhe identitetit kombëtar".

Lajme të ngjashme