Lufta në Ukrainë, çfarë pritet të bëjë Rusia në vazhdim?
As Rusia dhe as Ukraina nuk ka gjasa të arrijnë ndonjë veprim vendimtar ushtarak këtë vit, ka thënë për BBC-në kreu i inteligjencës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur në një intervistë publike, gjenerallejtënant Sir Jim Hockenhull u shpreh gjithashtu se deri më tani ai nuk i kishte dhënë shumë mundësi përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.
Hockenhull tregon se më 23 shkurt të këtij viti, ai kishte punuar deri në orët e vona të natës, më pas kishte shkuar me biçikletë në shtëpi, por një orë pasi ishte shtrirë ai kishte marrë një telefonatë ku i ishte njoftuar për aktivitet të çuditshëm në kufirin ukrainas.
Ai më pas kishte marrë konfirmimin se Rusia me të vërtetë kishte pushtuar fqinjin e saj.
Pak minuta më vonë, dhe ende në orët e hershme të mëngjesit, ai po informonte kryeministrin britanik dhe sekretarin e mbrojtjes për fillimin e konfliktit më të madh të armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Si shef i Inteligjencës së Mbrojtjes për katër vitet e fundit, gjenerali Hockenhull punon në hije, duke drejtuar një organizatë që merret me informacione shumë të klasifikuara dhe sekrete. E lufta në Ukrainë e ka bërë punën e tij edhe më të rëndësishme.
Ai thotë se u bë gjithnjë e më i bindur se Rusia ishte gati të fillonte pushtimin e saj në nëntor të vitit të kaluar. Ishte atëherë kur ai mendoi se "kjo do të ndodhë".
Vetëm një javë para pushtimit, ai mori vendimin shumë të pazakontë për të publikuar një hartë që parashikonte planet e mundshme të pushtimit të Rusisë në Twitter. Ishte një vendim që ai thotë se nuk ishte i lehtë, por ai ishte i bindur se kishte nevojë për të nxjerrë informacion në domenin publik.
“Është e rëndësishme të zbulohet e vërteta përpara se të vijnë gënjeshtrat,” thotë ai.
Ai mbron gjithashtu vendimin e Perëndimit për të nxjerrë në pah potencialin e Rusisë për të përdorur armë kimike dhe biologjike.
Ai beson se kjo i ndihmoi ata të ndalonin të kryenin të ashtuquajturat operacione të flamurit të rremë për të provuar të portretizonin ukrainasit ose Perëndimin si nxitësit e konfliktit.
Rrallëherë është ndarë kaq shumë inteligjencë e klasifikuar me publikun. E që atëherë Inteligjenca e Mbrojtjes ka publikuar përditësime të përditshme gjatë gjithë luftës.
Inteligjenca nuk është shkencë - parashikimet bëhen në një shkallë probabiliteti dhe ka një sërë gjërash që e kanë habitur Inteligjencën e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjenerali Hockenhull thotë se forca e unitetit perëndimor dhe rezistenca e Ukrainës kanë tejkaluar pritshmëritë.
Po kështu edhe dështimet e ushtrisë ruse, komanda, kontrolli dhe logjistika e së cilës kanë qenë "të dobëta", thotë ai, duke shtuar se Rusia ka vuajtur edhe nga ndërhyrjet politike.
Ka pasur mungesë besimi mes klasës politike dhe ushtarake të Rusisë – dhe gjenerali Hockenhull thotë se është i befasuar që Moska i ka vuajtur të gjitha këto probleme në të njëjtën kohë.

Çfarë do të ndodhë më pas?
Ne duhet të jemi të kujdesshëm për të menduar në terma binare – se njerëzit po fitojnë ose humbasin – ose duke menduar se është një ngërç, thotë Gjenerali Hockenhull.
Rusia, thotë ai, është e qartë se po përpiqet të gjenerojë më shumë forca pasi pësoi humbje të konsiderueshme.
Ajo gjithashtu duhet të ridislokojë disa nga trupat e saj nga Donbasi në jug, ku ai thotë se është nën presion të konsiderueshëm nga forcat ukrainase në dhe rreth Khersonit.
Por gjenerali Hockenhull thotë ende se është joreale të pritet një ndryshim vendimtar në jug në muajt e ardhshëm.
Ai thotë se e kupton dëshirën e Ukrainës për të rimarrë territorin, por shton se ndërsa do të ketë vazhdimisht kundërsulme, ai nuk beson se do të ketë veprime vendimtare këtë vit nga asnjëra palë.
Pritshmëria e tij është për një konflikt të gjatë.

Opsioni bërthamor
Kjo ngre një pyetje tjetër - çfarë do të bëjë presidenti Vladimir Putin nëse ai vazhdon të luftojë për të përmbushur objektivat e tij ushtarake? A mund të përdorë ai armët bërthamore?
Gjenerali Hockenhull thotë se kjo është parë "shumë, shumë nga afër". Por, Moska nuk ka gjasa të përdorë armët bërthamore menjëherë, thotë gjenerali Hockenhull.
Ndërsa ai beson se nuk ka gjasa që armët taktike bërthamore të përdoren menjëherë, ai thotë se kjo është diçka që ai do të vazhdojë ta përcjellë nga afër.
Mundësia e përdorimit të tyre mund të ndryshojë nëse dinamika e fushëbetejës ndryshon, shpjegon ai.
Shqetësimet kineze
Pas katër vjetësh si shef i Inteligjencës së Mbrojtjes, Gjenerali Hockenhull tani po kalon në krye të Komandës Strategjike të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar - e cila përfshin mbikëqyrjen e aktiviteteve të MB-së në hapësirë, në kibernetikë dhe përdorimin e forcave speciale.
Ai ende e sheh Rusinë si kërcënimin më të madh, por ai është gjithashtu gjithnjë e më i shqetësuar për Kinën. Pasi, Pekini ka përkulur muskujt e tij ushtarakë mbi Tajvanin javët e fundit.
Gjenerali Hockenhull thotë se do të ishte e papërshtatshme nga ana e tij që të mos e konsideronte problem "modernizimin e jashtëzakonshëm ushtarak me një vend të vendosur për të zgjidhur një çështje politike".
Ai përfundon duke thënë se puna e Inteligjencës ushtarake britanike nuk duket se do të bëhet më e lehtë as në vazhdim.



