"Rusia kërcënon të hedhë në erë një central bërthamor"
Agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, pretendon se Rusia po "shantazhon hapur të gjithë botën" duke kërcënuar se do të hedhë në erë termocentralin bërthamor të Zaporizhia. Autoritetet e atij vendi pretendojnë se trupat ruse vendosën eksploziv në njësitë e energjisë të centralit bërthamor.
Agjencia citoi gjeneralin Valery Vasilyev, kreun e forcave të mbrojtjes bërthamore, kimike dhe biologjike të Rusisë, të ketë thënë se "do të ketë ose tokë ruse ose një shkretëtirë të djegur".
"Dhe nëse vjen urdhri më i vështirë, ne duhet ta ekzekutojmë me nder!"
"Siç e dini, ne hodhëm në erë të gjitha objektet e rëndësishme të termocentralit bërthamor Zaporizhzhya. Dhe këtë nuk ia fshehim armikut. Ne i paralajmëruam ata. Armiku e di që termocentrali do të jetë ose rus ose i askujt. Ne jemi gati për pasojat e këtij hapi. Dhe ju, luftëtarë, duhet të kuptoni se nuk ka herë të dytë. Nëse vjen urdhri më i vështirë, ne duhet ta zbatojmë me nder!” kinse tha Vasiljev.
Forcat ruse kapën një termocentral bërthamor në Ukrainën juglindore në fillim të marsit, por ai ende operohet nga teknikë ukrainas, shkruan Sky News.
Sot, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje që inspektorëve ndërkombëtarë t'u jepet akses në uzinë në Zaporizhia.
“Çdo sulm në një central bërthamor është vetëvrasje”, tha Guterres në një konferencë shtypi në Japoni. /Nacionale/
