Elon Musk thotë se nuk mund të paguajë më për internetin satelitor në Ukrainë
Në mes të një ftohje marrëdhëniesh midis miliarderit Elon Musk dhe Kievit, sipas një raporti të parë nga CNN, SpaceX ka thënë se nuk mund të përballojë të vazhdojë të dhurojë internet satelitor në Ukrainë dhe i ka kërkuar qeverisë amerikane të marrë faturën.
Që nga arritja të Ukrainë, interneti satelitor Starlink i Elon Musk ka qenë një burim jetik komunikimi për ushtrinë ukrainase, duke e lejuar të luftojë duke qenë të lidhur edhe pse rrjetet e internetit ishin shkatërruar nga lufta me Rusinë.
Deri më tani Ukrainës i janë dhuruar rreth 20,000 njësi satelitore Starlink, me Musk i cili të premten ka postuar në Twitter duke thënë se, "operacioni i ka kushtuar SpaceX 80 milionë dollarë dhe do të kalojë 100 milionë dollarë deri në fund të vitit".
Megjithatë, këto kontribute bamirësie duket se mund të marrin fund, pasi SpaceX e ka paralajmëruar Pentagonin se mund të ndalojë financimin e shërbimit në Ukrainë nëse ushtria amerikane nuk jep dhjetëra miliona dollarë në muaj.
Dokumentet që ka parë CNN tregojnë se SpaceX e Musk muajin e kaluar i ka dërguar një letër Pentagonit duke thënë se nuk mund të vazhdojë të financojë shërbimin Starlink siç ka bërë deri me tani. Më tej sipas CNN, në letër është kërkuar që Pentagoni të marrë përsipër financimin për përdorimin e mëtutjeshëm të Starlink nga qeveria dhe ushtria e Ukrainës, e që për pjesën tjetër të vitit mund të kushtojë edhe 120 milionë dollarë, ndërsa për 12 muajt e ardhshëm 400 milionë.
“Ne nuk jemi në gjendje të dhurojmë më tej terminale interneti në Ukrainë, ose të financojmë terminalet ekzistuese për një periudhë të pacaktuar kohore”, i ka shkruar drejtori i shitjeve të SpaceX Pentagonit, në letrën e dërguar në muajin shtator.
Sipas CNN, ndër dokumentet e SpaceX të dërguara në Pentagon ishte edhe një kërkesë e drejtpërdrejtë e paraportuar më parë, që i ishte bërë Musk në korrik nga gjenerali komandues i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valerii Zaluzhniy, për gati 8,000 terminale të tjera Starlink.
Dokumentet, për të cilat nuk është raportuar më parë, ofrojnë një përmbledhje të rrallë të numrave të brendshëm të SpaceX në Starlink, duke detajuar kostot dhe pagesat që lidhen me mijëra terminale në Ukrainë.
CNN shkruan se raportet gjithashtu kanë hedhur dritë të re mbi negociatat e prapaskenave që kanë ofruar miliona dollarë në pajisje dhe shërbime komunikimi me kosto të ulët për Kievin.
Ndërkohë, të premten Musk tha se duke i kërkuar Pentagonit të merrte faturën për Starlink në Ukrainë, ai po ndiqte këshillën e një diplomati ukrainas i cili iu përgjigj planit të paqes të Musk për Ukrainën në fillim të këtij muaji, me: "F*** off."
“Ne thjesht po ndjekim rekomandimin e tij”, ka thënë Musk të premten, edhe pse dihet që letra i është dërguar Pentagonit përpara shkëmbimeve të Musk dhe diplomatit ukrainas në Twitter.

