Putin flet për luftën, NATO-n, Biden e Gjermaninë - Gjithçka që tha ai para mediave - NACIONALE

Putin flet për luftën, NATO-n, Biden e Gjermaninë - Gjithçka që tha ai para mediave

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një konferencë për shtyp në Astana të Kazakistanit.

Gjatë fjalës së tij Putin ka folur në lidhje me Ukrainën, përplasjen e mundshme me NATO-n, mobilizimin rus, qëndrimin e Gjermanisë, Turqinë e rreth bisedimeve me presidentin amerikan Joe Biden.

Për Ukrainën

Duke folur në lidhje me pushtimin e Ukrainës, Putin u shpreh se e di që partnerët janë të shqetësuar në lidhje me zhvillimet mbi konfliktin Rusi-Ukrainë, por ai tha se i mban të informuar dhe e respekton qëndrimin e tyre.

“India dhe Kina flasin gjithmonë për nevojën e dialogut dhe zgjidhjen përmes një rruge paqësore, ne e dimë pozicionin e tyre. Këta janë aleatët tanë të ngushtë, partnerët dhe ne e respektojmë pozicionin e tyre. Por ne e dimë edhe qëndrimin e Kievit - ata vazhdojnë të thonë se duan negociata dhe tani kanë marrë një vendim zyrtar që i ndalon negociatat,” u shpreh Putin.

Ndërsa, duke folur për zhvillimet në fushë betejë, ai shtoi se “tani për tani nuk ka nevojë për sulme masive (në Ukrainë), sepse përveç shtatë të gjitha objektivat e planifikuara - 29 - veçse ishin goditur.”

Përplasja e mundshme me NATO-n

Duke folur për një përplasje të mundshme me NATO-n, Putin tha se futja e trupave në një konfrontim të drejtpërdrejtë me ushtrinë ruse do të ishte një hap i rrezikshëm që mund të çonte në katastrofë globale.

“Shpresoj që ata që flasin për këtë, të jenë aq të arsyeshëm sa të mos ndërmarrin një hap të tillë,” u shpreh Putin.

Mobilizimi i Rusisë

Në lidhje me urdhërin e dhënë muajin e kaluar për një mobilizim të pjesshëm, Putin tha se nuk është menduar thirrja e 300 mijë personave, por një shifër më e vogël.

“Ministria e Mbrojtjes fillimisht supozoi një shifër më të vogël, jo 300,000. Asgjë shtesë nuk është planifikuar. Nga Ministria e Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë propozim në lidhje me këtë dhe në të ardhmen e parashikueshme, kjo nuk është e nevojshme,” tha ai.

Gjermania

Presidenti rus më tej ka folur edhe qëndrimin e Gjermanisë, duke thënë se vendi është duke mbajtur anën e gabuar.

“Gjermania duhet të vendosë se çfarë është më e rëndësishme për ta: përmbushja e detyrimeve të aleancës, siç e shohin ata, apo interesat e tyre kombëtare. Në këtë rast, duket se Gjermania vendosi mbi të gjitha, detyrimet ndaj aleancës (NATO). Besoj se ky është një gabim,” u shpreh Putin.

Ai shtoi se për këtë gabim të vendit, janë duke paguar qytetarët, bizneset e ekonomia gjermane.

Turqia

Duke treguar mirënjohje ndaj Turqisë, Putin tha se presidenti turk Erdogan, është i përfshirë personalisht në këtë punë.

“Erdogan luajti një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e një sërë çështjesh. Kjo për shkak të shkëmbimeve të të burgosurve, ai ishte i përfshirë personalisht në këtë punë dhe siç e shohim, ka pasur rezultate. Pra, edhe ne i jemi mirënjohës atij për këtë, sepse i kemi kthyer personelin dhe oficerët tanë ushtarakë.”

Bisedimet me ShBA-në

Ndërsa, i pyetur për negociata të mundshme me ShBA-në, Putin tha se për momentin nuk e sheh të nevojshme një gjë të tillë.

“Unë nuk shoh nevojën për një platformë për negociata (me Biden),” tha ai.

Po ashtu, presidenti rus njoftoi se nuk vendosur ende nëse do të marrë pjesë apo jo në samitin e G20, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Bali të Indonezisë.

Lajme të ngjashme