Dalin pamjet: Forcat iraniane ndjekin dhe qëllojnë njerëzit me armë të montuar në makinë
Në mediat sociale janë publikuar disa pamje ku mendohet se forcat e sigurisë iraniane janë duke ndjekur dhe qëlluar me armë njerëzit në rrugë.
Pamjet që nuk janë verifikuar nga BBC, duket se tregojnë një makinë që ka të montuar një armë pas duke ndjekur dhe qëlluar mbi njerëzit, të cilët mundohen të ikin.
Në klip dëgjohen të shtënat, ndërsa mendohet se pamjet janë marrë në Baneh, rajoni i Kurdistanit.
Që nga protestat masive që nisën muajin e kaluar, Irani është përballur me një shtypje të madhe nga forcat e sigurisë, ku sipas grupeve të të drejtave në vend janë vrarë më shumë se 200 persona.
Duke qenë se mediat e pavarura përfshirë, BBC e kanë të ndaluar raportimin nga Irani dhe pas një bllokimi të internetit nga autoritetet vendase, është shumë e vështirë verifikimi i saktë i numrit të njerëzve të vrarë.
Por, organizata e Iranit për të Drejtat e Njeriut me bazë në Norevegji, ka thënë se numri i viktimave mund të jetë rreth 201, përfshirë 23 fëmijë, edhe pse besohet se numri mund të jetë akoma më i lartë.
Protestat e fundit në Iran, janë më të mëdhatë që nga 1979 ku në pushtet kaloi Republika Islamike dhe shihen si një sfidë e madhe për regjimin, ato janë mbajtuar në më shumë se 110 qytete në Iran duke u përballur me një përgjigje të dhunshme nga autoritetet.
Zemërimi që nxiti këto protesta ishte vrasja në mbajtje e një gruaje kurde 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për shkelje të kodit të veshjes, e edhe pse autoritetet thanë se ajo kishte vdekur nga një gjendje shëndetësore, familja e saj ka deklaruar se ajo ishte e shëndetshme dhe kishte vdekur pasi ishte rrahur në kokë nga policia.
Në protestat e Iranit, rolin drejtues e kanë marrë gratë, duke u shfaqur pa hixhab apo duke i djegur shamitë e tyre. Në skena të papara më parë, në mbështetje të protestave kanë dalë edhe studentet duke publikuar pamje pa shami në shkolla.

