Djali i zëdhënësit të Putinit u bashkua me forcat Wagner në Ukrainë - NACIONALE

Djali i zëdhënësit të Putinit u bashkua me forcat Wagner në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Djali 33 vjeçar i zëdhënësit të Putinit, Nikolai Peskov, thotë se ai shërbeu me grupin mercenar Wagner në Ukrainë për gati gjashtë muaj.

Ai tha se e ndiente si obligim shërbimin e tij në këtë kompani ushtarake, dhe se nuk mund të rrinte të shikonte të tjerët duke u bashkangjitur atje.

"Ishte detyra ime... Nuk mund të ulem në njërën anë duke parë sesi miqtë dhe të tjerët shkuan atje"- tha Peskov.

Wagner quhet një ‘’kompani ushtarake private’’ në Rusi, që tani ka famë ndërkombëtare për krimet e dyshuara të luftës dhe abuzime të tjera në Ukrainë- raporton BBC.

Është e rallë që një anëtar i elitës ruse të zgjedhë t’i bashkohet grupit. Shumë kanë shkuar jashtë vendit për të shmangur rekrutimin në ushtrinë e rregullt.

Nikolai Peskov tha se ishte dëshira e tij për t’u bashkuar me Wagnerin, por ai nuk dinte si ta bënte këtë, kështu që i kërkoi ndihmë babait të tij, zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, dhe ai e ndihmoi.

Nikolai tha se përdori një letërnjoftim fals, në mënyrë që të tjerët të mos e kuptonin për lidhjen e tij me Kremlinin. Ai nuk e zbuloi emrin në interistë, për arsye se tha se mund t’i duhej ta përdorte përsëri.

Nikolai Peskov gjithashtu nuk zbuloi se ku kishte shërbyer saktësisht në atë që Rusia e quan ‘’operacion special ushtarak’’ në Ukrainë.

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, dha më shumë detajë për këtë çështje. Ai tha se Nikolai Peskov iu nënshtrua një kursi trajnimi tre-javor.

‘’ Kur ai u nis për në Luhansk, u dërgua për t’u bashkuar me një ekuipazh të Uragan (shumë raketahedhës), dhe ai tregoi guxim dhe heroizëm, si gjithë të tjerët’’- tha Prigozhin.

Nikolai Peskov tha se ai mori një medalje për trimëri këtë vit, pasi që ekipi i tij bëri një sukses.

Prigozhin dhe disa blogerë ushtarakë rusë kanë qenë shumë kritikë ndaj gjeneralëve rusë në Ukrainë, duke i akuzuar ata për gabime dhe pajisje të pamjaftueshme të Wagner. Prigozhin akuzoi gjithashtu zyrtarët ushtarakë se nuk i njihnin sakrificat e grupit të tij.

Muajin e kaluar presidenti Putin i shpalli të paligjshme kritikat publike ndaj Wagnerit ose forcave të armatosura të rregullta. Dënimet për ‘’mos-vlerësimin’’ e çdo pjese të ushtrisë ruse, përfshijnë burgim deri në shtatë vjet.

Lajme të ngjashme