Çka ndodhë nëse vdes Putini? Gazetarja jep informata befasuese - NACIONALE

Çka ndodhë nëse vdes Putini? Gazetarja jep informata befasuese

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Përderisa lufta në Ukrainë po vazhdon, Rusia nuk duket se do të largohet dhe Putini është duke përgatitur një mobilizim të ri të ushtrisë, ashtu që askush nuk do të mund ta ndalojë.

Kur themi, askush e kemi fjalën përveç natyrës. Nëse pretendimet për sëmundjen e Putinit janë të vërteta, ky mund të jetë një lajm shumë i keq për botën. Por, ndërsa shumë thonë se Putini ka sëmundje vdekjeprurëse, dihet se dezinformatat janë pjesë kyçe e luftës prandaj nuk mund ti marrim si të sakta.

Por çfarë do të ndodhte nëse Putini me të vërtetë është afër vdekjes?

Kjo nuk do të thoshte se është fundi i krizës madje, shëndeti i keq i tij mund ta bënte më të rrezikshëm se kurrë, sepse ai s’do të kishte më asgjë për të humbur.

Tani për tani ai ka qenë i kujdesshëm të mos konfrontohet me NATO-n, përderisa NATO vazhdon ta furnizojë Ukrainën me armë, por jo me të tilla që mund ta godisnin Moskën. Por, nëse Putini vendos që është koha tani ose kurrë, mund të nisë një sulm direkt kundër NATO-s ose të tentojë të sulmojë shtete si Polonia. E sipas NATO-s, nëse një nga kombet anëtare sulmohet, sulmohen të gjitha, që do të thotë nisë lufta e tretë botërore.

Gjërat mund të eskalojnë nëse Putini merr një vendim të gabuar, ose nëse ndihet se nuk ka asgjë për të humbur dhe vendosë të përdorë armë nukleare. Por këtë nuk e duan miliona rusë, prandaj fundi i Putinit mund të vinte nga një grusht shteti.

Në një rast të tillë, kush do ta zëvendësonte presidentin rus?

Lajme të ngjashme