Sot 24 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit - NACIONALE

Sot 24 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit

10 muaj më parë

nga Rea Sefa

Sot shënojnë 24 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës.

Kjo Marrëveshje ushtarako-teknike i dha fund dhunës serbe në Kosovë, duke detyruar Serbinë që t’i tërhiqte forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Ajo është nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq. Ky i fundit, më pas është akuzuar nga trbunali ndërkombëtar i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ndërmjet NATO-së dhe RFJ-së ishte parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike në ish-Jugosllavi.

Ajo përcaktonte një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa parashihte një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Marrëveshja e Kumanovës është nënshkruar më 9 qershor 1999, ndërsa ka hyrë në fuqi më 11 qershor të vitit 1999.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Lajme të ngjashme