Gruda: PDK-ja do të marrë pjesë në seancë shkaku i 16 shtatorit - NACIONALE

Gruda: PDK-ja do të marrë pjesë në seancë shkaku i 16 shtatorit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar pse kjo parti sot do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.

Ai ka bërë me dije se deputetët e kësaj parti do të jenë në seancë për shkak të 16 shatorit.

Në emisionin Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë e është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë institucione kur Gjykata Speciale të marrë vendimin për ish-krerët e UÇK-së.

“Pjesëmarrja jonë në seancë ndodh për shkak të ngjarjes që e kemi si vend, pra 16 shtatorit. Ne do të shkojmë nesër për ta konstituar Kuvendin, në mënyrë që kur merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Kosova të ketë të paktën Kuvendin. Prandaj, do ta bëjmë këtë lëshim”, ka deklaruar Gruda.

Lajme të ngjashme