Banorët e fshatit shokohen nga masakra në Serbi: Ishte i kulturuar, i prindërve të respektuar - NACIONALE

Banorët e fshatit shokohen nga masakra në Serbi: Ishte i kulturuar, i prindërve të respektuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Banorët e fshatit ku një i ri raportohet të ketë vrarë tetë persona e të ketë plagosur 13 të tjerë ndihen të tmerruar. Ata thanë se nuk prisnin një gjë të tillë nga një i ri që rrjedh nga një familje e respektuar.

Pa dashur të dilnin para kamerës, banorët thanë: “Ai ishte fëmijë i prindërve të respektuar. Me mirësjellje. Vazhdimisht po mendojmë se çfarë mund ta ketë shtyrë që të shkonte e të sulmonte njerëz radhazi.”

Banorët ende janë të frikësuar dhe ishin të brengosur tërë natën për shkak të rastit të tmerrshëm, raporton mediumi serb, “Telegraf”.

Sipas disa informatave, i dyshuari ndodhej me një grup personash në oborrin e një shkolle, kur pati një zënkë me ta. Ai shkoi në shtëpi dhe mori një pushkë automatike, u kthye te grupi dhe i sulmoi personat që ishin aty duke përgatitur mish. Pastaj, i dyshuari thuhet se u fut në një veturë të llojit “Mercedes” dhe qëlloi me armë gjatë lëvizjes me veturë.

“Gjëja më tragjike për mua është që ai vrau fëmijë. Nuk e njihja. E di se babai i tij është ushtarak, janë nga fshati fqinj”- tha Nada Glishiq, banore lokale.

Thuhet se i dyshuari ishte raportuar në polici për dhunë dhe ishte person problematik, edhe pse nuk ishte i dënuar nga ndonjë gjykatë.

Lajme të ngjashme