Publikohet fotografia e parë e sulmuesit të dyshuar në Serbi pas arrestimit
Është publikuar fotografia e parë pas arrestimit të të dyshuarit U. B. në Serbi për vrasjen e tetë personave. Ai është arrestuar në fshatin Vinjishte, afër Kragujevacit.
I riu 21-vjeçar dyshohet për vrasjen e tetë personave afër Mladenovacit. Përpos të vrarëve, 13 persona janë plagosur, raporton mediumi B92.
Sipas informatave të para, i dyshuari është arrestuar rreth orës 8 të mëngjesit në shtëpinë e të afërmve, ku ishte duke u fshehur.
Sulmi i dytë masiv në Serbi ndodhi vetëm një ditë pas vrasjes së tetë nxënësve e një roje nga një nxënës në shkollën “Vladisllav Ribnikat” në Beograd. Sulmuesi i shkollës është nën moshën e përgjegjësisë penale.
Mediumi M92 ka publikuar një fotografi të sulmuesit të dyshuar, të cilën ia ka atribuuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.
I dyshuari shihet me kokë poshtë, me duar të prangosura prapa shpinës, brenda një veture.
