Zjarre në katër lokacione të ndryshme në Podujevë, kërkohet ndihmë nga Prishtina
Në masë të madhe është përhapur zjarri në komunën e Podujevës, shkak i temperaturave të larta.
Sipas pamjeve, zjarri është shpërndarë në katër lokacione të ndryshme brenda territorit të kësaj komune.
Nacionale ka kontaktuar me shefin e brigadës së zjarrfikësve në Podujevë, Milaim Ajvazi, i cili ka thënë se kanë kërkuar asistencë nga Komuna e Prishtinës për ndihmë.