Zhvatësit që s'i pamë - NACIONALE

Zhvatësit që s'i pamë

6 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Intervista e Albin Kurtit me gazetarin e ‘pavarur’ të RTK-së Blerim Haxhija shkoi aq butë e aq ëmbël, sa shikuesit, patën filluar ta imagjinonin se çka ka mundur të ndodhë mes tyre, kur janë ndalur kamerat.

Mos u frikësoni, nuk ka ndodhë kurrgjë sentimentale. Ajo do të ishte e keqja më e vogël, së paku nuk do të abuzoheshin taksat tuaja.

Qeveria Kurti, këtë gazetarin veteran të RTK-së, në mënyrë indirekte, e paska shpërbly me 100 mijë euro, nëpërmjet një organizate joqeveritare. Emir i organizatësh ish mjaft simpotmatik: Cult Club. Cult – adhurimi që i bëhet një hyjnie a një zoti.

Drejtoreshë e organizatës (sipas hulumtimit të gazetarit Lirim Mehmetaj), ishte bashkëshortja e gazetarit të RTK-së.

Nuk kam fakte, por ndoshta vetë emri i organizatës ‘Cult’ – ka të bëj me adhurimin që kjo familje ia bën zotit Kurti. Sigurisht, besimi bëhet më kuptimplotë, nëse besimtari merr edhe kapak pare.

Gazetari, si kundërpërgjigje ndaj pagesës, ka pas vendosë t’i harrojë disa pyetje. Dukej si memec, si praktikant i gazetarisë, edhe pse ka punuar disa vite në RTK.

Qysh thonë, ngrehe një kashtë, dalin gjashtë.

Qeveria bash pa asgjë, nuk e kish lënë edhe BIRN-in. Këtyne, ky kandidati i LVV-së për Prishtinë, Hajrulla Çeku, ua kish nda nja’ 200 mijë euro. Kurse BIRN, që kontrollohet në Kosovë nga sulltanesha e shoqërisë civile dhe gazetarisë së pavarur, Jeta Xharra, për tri vjet ka me i marrë këto 200 mijë euro.

Sigurisht, kjo Qeveri nuk i ka lënë pa i respektu gjatë këtyre viteve as Rron Gjinovcin, Shkelzen Gashin, Sadri Ramabajën e ‘soji sorrolopin’ e tyre.

Për KTV-në, e Kohën Ditore nuk kemi fakte, por çka dimë është që vajza e Vetonit, është këshilltare e Kurtit e qe besa edhe vetë Vetoni.

Me fjalë të tjera, këtë Qeveri shkatërrimtare, të vetmit njerëz që e mbrojnë e i bëhen avokatë, ose ata që i rehatojnë njerëzit e tyre në punë, pranë kësaj Qeverie.

Lajme të ngjashme