Një herë ushtar i Kosovës, përherë ushtar i Kosovës - NACIONALE

Një herë ushtar i Kosovës, përherë ushtar i Kosovës

56 minuta më parë

nga Berat Buzhala

Kujtim Shala është akademiku i vetëm në Kosovë, ndoshta edhe në botë, që ka luftu me pushkë në krah kur e ka kërku nevoja, kurse pas përfundimit të luftës e ka vazhdu aktivitetin e tij në universitet, në akademi, në Kuvend dhe në Qeveri.

Shkruan: Berat Buzhala

I panënshtruar dhe i panënshtrueshëm. I pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm.

Edhe pse e konsideroj mik, as nuk e kam pyet dje, as nuk e kam pyet kurrë, se qysh don me ia bo me zhvillimet e fundit politike.

Pak a shumë i kam ditë qëndrimet e Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Janina Ymerit, Arben Gashit dhe Armend Zemajt. Nuk e kam ditë qëndrimin e Kujtës për marrëveshjen personale të Lumirit dhe Vjosës me Albin Kurtin.

Qëndrimin e Kujtës e kuptova nga Lumiri.

E kuptova në formën më të keqe: Lumiri duke u mundu me e gjujtë Kujtën, qysh thotë një fjalë, nën autobus.

E dëgjova Lumirin duke i tregu popullit se kush janë gjashtë deputetët e LDK-së që po e çojnë vendin në zgjedhje dhe Kosovën në rrugë të rrezikshme.

O tempora, o mores! O kohë, o zakone!

Një fëmijë si Lumiri, thellësisht i dashuruar në veten, e pak më shumë në Albinin, po u mbante ders patriotik gjashtë deputetëve të LDK-së që treguan kurajë të jashtëzakonshme për mos me e lanë vendin me rrëshqitë drejt diktaturës së Kurtit.

Nëse është nevoja, vendi duhet me shku edhe 100 herë në zgjedhje, por kurrë nuk duhet që, me vullnet e me vetëdije, me e shndërru vendin në monarki parlamentare.

Vetëm një frikacak si Lumiri del në selinë e partisë dhe, me mjekrën tuj iu dridhë, thotë: “Ka me na mytë tash në zgjedhje Albini”, prandaj më mirë është t’ia japim atij atë që e kërkon.

Nuk ka kurrgjë më të keqe sesa me u dorëzu prej frikës se në luftë ke me humbë.

Kujta nuk është dorëzu as në vitet 1998–1999. Nuk është dorëzu as sot.

Vendi kurrë nuk ka pasë nevojë më të madhe për burra e gra të guximshme, që nuk fshihen pas logove partiake, por interesin e shtetit e qesin edhe para partisë.

Prandaj, sot Republikën e Kosovës e shpëtuan prej nënshtrimit Kujta, Dulla, Hykmetja, Armendi, Arbeni dhe Janina.

Lajme të ngjashme