Zgjedhjet: Kush kujt do t’ia plotësojë ‘dëshirën’, Kurti opozitës apo opozita Kurtit?
Albin Kurti po kërkon që opozita t’ia bëj fiks sikur para 4 vjetësh. T’ia rrëzojë qeverinë në Kuvend.
Por për dallim që para 4 vjetësh, kjo procedurë demokratike interpretohej si apokaliptike, tani Kurti po e kërkon të njëjtën procedurë.
Para 4 vjetësh, i dhimbsej vetja. Pra thojke pse me punu unë masi më rrxoni.
Edhe ka pasë të drejtë. Përnime pse njeri ratë, i rrxumë, me punu për këta që e rrxojnë?
Por tani, është bë njeri i kuptueshëm dhe i arsyeshëm, qysh thotë vetë ai.
Çka po ndodhë?
Kurti ka dalë së fundmi me një ofertë për opozitën: të pranojë kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme.
Por, ka një kusht: Që opozita ta shpërbëjë Kuvendin, e jo ky të jap dorëheqje.
Pse po ndodh kështu dhe a është një kurth për opozitën?
Para se me u përgjigj në këtë pyetje, le ta shohim se si e përbishtënon pyetjen e kolegëve gazetarë kurti, në konferencën e fundit.
Performanca e kryeministrit Albin Kurti rreth pyetjes së gazetarëve për zgjedhje, na e kujton elaborimin e tij për telin e bakrit.
Çka synon Kurti?
Ai dëshiron që me këtë potez, pra duke i bërë ftesë opozitës që ta shpërbëjë Kuvendin, në krejt fushatën zgjedhore, fillimisht, të tallet me ta.
Na jemi dëshmitarë të videove propagandistike, përgjatë gjithë vitit që partia në pushtet e ka sulmuar opozitën, që prej videove ku e sheh opozitën si ‘shkatërruese e shtetit, organizatore të grevave, e shumë cështje të tjera.
E ka tallë dhe sulmu opozitën, e ka goditë drejtësinë, e ka goditë Gjykatën Kushtetuese dhe këdo që i ka dalë përpara.
Kurti është i gatshëm me shku në zgjedhje me kauzën që e dimë të gjithë se do ta përdorë: shtrirjen e sovranitetit.
Por, ani pse njeri i arsyeshëm edhe i kuptueshëm, qe ku e tradhton Kurtin arsyeja që nuk është veq opozita për me shku në zgjedhje.
Masi që thotë se qeveria është shumë e mirë dhe se vec nëse do opozita zgjedhje, mandej i kujtohet moti.
Pra, tani përvec dëshirës së opozitës, për me shku në zgjedhje, e kemi edhe parashikimin e motit.
Sepse qysh e dimë krejt, Vetëvendosje dhe Kurti, dëshiron që ideja e zgjedhjeve të perqendrohet kryesisht në ni periudhë të vitit, kur na e kemi këtu atë që atë që dikur Kurti e quante ‘nafta e vendeve arabe’ ose, diaspora.
A do t’ia plotësojë opozita dëshirën Kurtit, apo Kurti opozitës?
Cilado palë që ia plotëson njëra tjetrës dëshirën, zgjedhjet edhe ashtu janë në fillim të vitit të ardhshëm.
Por në këtë fillimvit, jashtë zgjedhjeve, mbi ne peshojnë tema politike që cilindo rezultat që do ta prodhojnë zgjedhjet, cilindo politikan që mund ta ulin në karrigen e kryeministrit, ka me u marrë me to.
Dhe në radhë është Asociacioni.
(Video komenti i Dafina Demakut)