Zgjedhjet, Erdogani e shkollat turke në Kosovë: Buzhala flet për shtetin që nuk guxon ta vizitojë
Më 14 maj mbahen zgjedhjet në Turqi, ndërsa opozita është bashkuar me synim mposhtjen e Erdoganit dhe bllokimin e lëvizjes autoritare në vend, gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka komentuar situatën në një intervistë të realizuar në Nacionale.
I pyetur fillimisht nëse presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan, do të bie nga pushteti, ai është përgjigjur duke thënë se është koha që të ndodhë një gjë e tillë.
Ndërsa ka vazhduar duke treguar edhe historinë e tij me Turqinë, duke bërë të ditur se nuk guxon ta vizitojë vendin, për shkak se në një kohë ka pasur kërkesë për arrestimin e tij, Buzhala thotë se mezi pret humbjen e Erdoganit në mënyrë që të vizitojë Antalia-n për pushime.
Më tej duke foluar për shkollat turke në Kosovë, Mehmet Akif College dhe Maarif Schools, Buzhala thotë se ka qenë gabim hapja e tyre që në fillim.
“Erdogani po don me eklipsu ndikimin e Gulenit në rajon. Ai është rrjet, shkollat kanë ngjyra fetare, ka indikacione që lëjnë me kuptu se nuk e trajtojnë si bajramin si krishtlindjen në shkollat e Gulenit. Ma s’miri ish kanë mos me ia lanë asnjanit, përveç kur operojnë në kushte tona,”- është shprehur Buzhala.
Tutje Buzhala ka thënë se duhet pasur kujdes për të mos bërë gabime më të mëdha, si dorëzimi i personave që i kërkon Turqia. Kujtojmë se një kërkesë e tillë i është bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit gjatë një vizite të realizuar në muajin shkurt të Stamboll.
Lidhur me këtë vizitë, Buzhala thotë se Kurti ka kërkuar dronë në Turqi ndërsa Erdogan ka kërkuar dorëzimin e personave që ai i cilëson “terroristë”.
Bashkangjitur gjeni edhe intervistën e plotë.