Zgjedhjet e 12 tetorit në Kamenicë: Çka po i ofroni qytetarëve? Flet Shaip Surdulli i LDK-së
Shaip Surdulli nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është rikthyer garës për kryetari të Komunës së Kamenicës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një intervistë për Gazetën Nacionale, Surdulli ka folur për periudhën sa kishte qenë kryetari i Kamenicës, por edhe vlerësimet e tij për qeverisjen e Kadri Rahimajt gjatë mandatit të fundit në Kamenicë.
Objektivat e tij kryesore, nëse fiton në zgjedhjet e 12 tetorit, Surdulli ka thënë se janë fusha e arsimit, shëndetësisë, e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik.
Si probleme kyçe që kanë përcjellur Kamenicën gjatë viteve të fundit, Shaip Surdulli ka përmendur mungesën e kushteve elementare në shumë fshatra, duke theksuar këtu edhe mungesën e ujit të pijshëm, pastaj mos-funksionimin e QKMF-ve në fshatra dhe dështimin në zhvillimin ekonomik, që sipas tij ka ndikuar edhe në ikjen e të rinjve nga fshatrat por edhe nga qendra e Kamenicës, për t’u zhvendosur në qytete tjera ose edhe jashtë vendit.
Megjithatë, Surdulli ka thënë se është duke punuar që të shkojë në balotazh, pasi që nuk e mendon fitoren pa balotazh.
“Fillimisht po punojmë për të shkuar në balotazh, pastaj në raundin e dytë, në bashkëpunim me të tjerët presim të fitojmë”, ka thënë Surdulli duke lënë të hapur mundësitë e bashkëpunimit me subjekte tjera politike në Kamenicë.
Ai ka thënë se nuk ka “vija të kuqe” për asnjë subjekt politik, përpos me Qëndron Kastratin, nëse ai nuk heç dorë nga iniciativa që kishte ndërmarrë sa ishte kryetar, për reformën në arsim.
“Mund të bashkëpunoj me të gjithë, nuk kam vija të kuqe, përpos me Qëndron Kastratin nëse ai nuk heastratin nëse ai nuk heç dorë nga reforma në arsim, nëse po, mund të bashkëpunoj edhe me të”, ka deklaruar Surdulli.
Për këto dhe shumë çështje tjera që janë diskutuar, ndiqeni intervistën e plotë me Shaip Surdullin, kandidat i LDK-së për kryetar të Kamenicës: