“VV s’ka punu kurrgjo për katër vjet” - Shihni gjendjen e mjerueshme të fushave sportive në Prizren
Fushat sportive në fshatin Zojzë dhe Atmagjë të Prizrenit ndodhen në gjendje të mjerueshme, shkaku që Lëvizja Vetëvendosje gjatë mandatit katërvjeçar s’ka bërë asnjë investim, kështu thotë kryetari i fshatit Durak Thaqi.
Të dy fushat sportive (në dy fshate të ndryshme) janë në gjendje shumë të rëndë, ku njëra është dëmtuar që prej vërshimeve.
Kryetari i fshatit Zojzë Durak Thaqi ka fajësuar LVV-në për këtë situatë, pasi sipas tij s’i janë përgjigjur asnjë kërkese të fshatit, duke refuzuar të bëjnë ndonjë investim pavarësisht shumë projekteve.
“Vërshimet para dy viteve e kanë dëmtuar urën, fushën dhe objektet përcjellëse. Në kohën kur ka qenë VV-ja në pushtet janë dëmtuar, unë si përfaqësues i fshatit kam bërë kërkesa të shumta mirëpo nuk është punuar asgjë”.
“Këtë fushë e kanë shfrytëzuar të rinjtë për futboll, për aktivitete të ndryshme si dhe turneun internacional për nder të dëshmorit Sinan Thaqi”.
“Nuk ka investu asgjë VV-ja. Në mandatin katërvjeçar nuk ka investuar absolutisht kurgjo”, deklaroi ai për Gazetën Nacionale.
Për të parë, këtë fushë të mjerueshme si dhe atë të fshatit Atmagjë shikoni videon: