Vetura i bllokoi pasi e mbushi 20 euro naftë në Shtime, kompania nuk jep përgjegjësi - NACIONALE

Vetura i bllokoi pasi e mbushi 20 euro naftë në Shtime, kompania nuk jep përgjegjësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Oqean Dërmaku nga Nacionale ka vizituar dje komunën e Shtimes, për të dëgjuar hallin e qytetarit Zukë Mustafa.

Ky i fundit, ka deklaruar për Nacionale se më 5 gusht, djali i tij Flamur Mustafa kishte mbushur veturën e tij me 20 euro naftë në pompën e derivateve “EuroKos Petrol” në Shtime, por që pasi kishte shkuar në Ferizaj, vetura i kishte bllokuar.

Më 9 gusht, Zukë Mustafa dhe djali i tij Flamuri kishin shkuar tek kompania në fjalë për të kërkuar përgjegjësi, pasi që punonjësi që kishte tentuar t’ia rregullonte veturën i kishte thënë se problem ishte tek derivatet.

Sipas z.Mustafa, pronari i “EuroKos Petrol” nuk i ishte përgjigjur për dëmin as djalit të tij, por as një klienti tjetër që kishte rastisur për të njëjtin problem, kështu që të dyja palët ishin drejtuar në Policinë e Kosovës në Shtime.

Prokurori i rastit kishte thënë se palët duhet të drejtohen tek Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, por edhe pse janë bërë mbi dy javë, Zukë Mustafa nuk ka arritur asnjëherë të lidhet në telefon me shërbimin për Mbrojtjen e Konsumatorëve në këtë ministri.

Ndërkaq, menaxheri i kompanisë “EuroKos Petrol”, ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se pretendimet po vijnë shkaku i konkurrencës pasi që sipas tij, kjo pompë e derivateve ka çmimet më të ulëta në treg në rajonin e Shtimes.

Ndiqeni videon në vazhdim për të kuptuar detajet e rastit:

Lajme të ngjashme