Veteranët e UÇK-së pa garanci për pjesëmarrje në protestën e 13 dhjetorit - NACIONALE

Veteranët e UÇK-së pa garanci për pjesëmarrje në protestën e 13 dhjetorit

8 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që tentuan të kalonin ne shtetin e Maqedonisë së Veriut u arrestuan.

Por sa është e sigurtë që veteranët të marrin pjesë në protestën e 13 dhjetorit që do të mbahet në Shkup kundër Gjykatës Speciale ku ndodhën ish-krerët e UÇK-së?

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla në një intervistë për Nacionalen tha se nuk kanë garanc zyrtare që veteranët mund të marrin pjesë në protestë.

Syla tha se përshkak të fletarresteve të INTERPOL-it, luftetari i UCK-së nuk do të ishte mire të merr pjesë.

Ditë më parë kryeministri maqedonas Mickoski kritikoi protestën. Por sipas Sylës, Qeveria atje tashmë ka reflektuar.

Lajme të ngjashme