Vendimi i Gjykatës në Pejë: Arrest shtëpiak për 12 nga 13 të kapurit në flagrancë për bixhoz - NACIONALE

Vendimi i Gjykatës në Pejë: Arrest shtëpiak për 12 nga 13 të kapurit në flagrancë për bixhoz

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendimin lidhur me 13 persona që u kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në fshatin Isniq të Deçanit.

Nga Gjykata në Pejë bënë të ditur për Gazetën Nacionale se ndaj 12 të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa ndaj të pandehurit të 13-të është vendosur masa e paraqitjes në stacionin policor, një herë në javë, për një muaj.

Të pandehurit u arrestuan më 17 gusht, rreth orës 01:00 të mëngjesit, gjatë një aksioni të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Seanca dëgjimore për caktimin e masave u mbajt të hënën. Të pandehurit u panë duke hyrë në gjykatë rreth orës 14:00 dhe dolën nga aty afër orës 20:00, pas përfundimit të seancës.

Lajme të ngjashme