"Veç në ajër ka gjujtë": Pasi u gjuajt me policët, “Qorri” i Prizrenit mbeti i vr;arë - familja kërkon dëmshpërblim
Në 20 shtator të viti 2020 pas një shkëmbimi zjarri me Policinë e Kosovës, kishte mbetur i vdekur 32 vjeçari Besnik Shala nga Prizreni, i njohur si Qorri.
“Qorri” ishte duke u kërkuar nga Prokuroria e Prizrenit si i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë me datë 16 shtator të 2020.
Ai ishte i akuzuar e ishte gjykuar për vepra penale të ndryshme si kanosje, lëndim i lehtë trupor, vjedhje e rëndë në tentativë, vjedhje e rëndë në bashkëkryerje, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Për të ka pasur disa urdhër arreste nga Gjykata për ta siguruar prezencën e tij, pasi për një kohë ai ka qenë i pakapshëm për organet e drejtësisë.
Nga ky rast, kanë kaluar 4 vite e tash vëllau i Besnikut, Mustaf Shala po kërkon dëmshpërblim.
VIDEO: